Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për fundjavën

Kod i verdhë për reshje potencialisht të rrezikshme në 7 zona të Bullgarisë Veriore

Foto: BGNES

Paraditen e së shtunës, vranësirat do të çahen përkohësisht dhe do të mbajë mot me diell. Pas mesditës era e ftohtë do të sjellë vranësira shiu. Do të ketë reshje të shkurtra, por përkohësisht intensive, më të theksuara në Bullgarinë Veriore. Temperaturat maksimale do të jenë nga 27° në veriperëndim dhe në Sofje, deri në 34° në juglindje.

Mbi Detin e Zi do të mbajë mot me diell, me vranësira pasdite, por pa reshje. Temperaturat maksimale do të jenë 25-28°. Temperatura e ujit të detit është 24-26°. Eksitimi i detit do të jetë deri në 3 ballë.

Në masivët malorë perëndimorë dhe në malin Stara Pllanina do të ketë reshje intensive pas mesditës dhe nuk do të jetë e përshtatshme për turizëm. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m do të jetë 22°, në 2000 m deri në 14°.

Të dielën moti mbetet i paqëndrueshëm dhe reshjet do të lëvizin drejt Bullgarisë Jugore.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

GERB-SDS paraqiti kërkesat e veta për interpretim të dispozitave të Kushtetutës

Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..

botuar më 24-11-28 11.23.PD

Gjykata e Lartë Administrative prapë nuk zgjodhi kryetarin e vet

Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..

botuar më 24-11-28 10.22.PD

Parashikimi i motit për 28 nëntorin 2024

Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..

botuar më 24-11-27 7.35.MD