Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fermerët protestojnë kundër importit të grurit ukrainas

Foto: Maja Shtërbanova

Fermerët dolën për të protestuar në vende të ndryshme të Bullgarisë kundër importit të drithit ukrainas. Sipas tyre, importet nuk janë të rregulluara dhe i ulin çmimet e produkteve vendase. Marshimet e protestës vështirësuan qarkullimin në shumë rrugë.

Prodhuesit e drithit këmbëngulën për të kuptuar se ku ruhet drithi ukrainas dhe insistuan që të mos përzihet me prodhimin tonë. Ata gjithashtu u shprehën kundër kërkesave të Bashkimit Evropian në lidhje me marrëveshjen e gjelbër dhe prodhimin e gazit shist në Dobruxha - rajoni më pjellor bullgar.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kostadin Kostadinov

“Vëzrazhdane” do të mbrojë Patriarkanën Bullgare kundër një vendimi të Gjykatës së Lartë

“Vëzrazhdane” do të bëjë ndryshime në Ligjin për fetë, njoftoi qendra për shtyp e partisë. Sipas partisë, ndryshimet do të mbrojnë Kishën Ortodokse Bullgare si të vetmen. Në prag të Krishtlindjes, Gjykata e Lartë e Kasacionit vendosi të na “kënaqte” me..

botuar më 24-12-27 11.42.PD
Katedralja “Fjetja e Virgjëreshës së Bekuar”, pjesë e Kishës Ortodokse Bullgare të Stilit të Vjetër; Foto:  Kisha Ortodokse Bullgare e Stilit të Vjetër

Gjykata e Lartë legalizoi Kishën Ortodokse Bullgare të Stilit të Vjetër

Gjykata e Lartë e Kasacionit ka vendosur përfundimisht që Kisha Ortodokse Bullgare e Stilit të Vjetër të regjistrohet në regjistrin e besimeve fetare. Për herë të parë, një kishë e dytë ortodokse do të regjistrohet në vend, thuhet në faqen e internetit të..

botuar më 24-12-27 10.27.PD

Po nderojmë kujtimin e ushtarakëve bullgarë të vdekur në Irak

Më 27 dhjetor 2024 mbushen 21 vjet që nga sulmi me kamionin-bombë në bazën e Indisë në qytetin Qerbela të Irakut. Si rezultat i shpërthimit, pesë ushtarakë nga kontingjenti i parë ushtarak bullgar që merrte pjesë në operacionin për stabilizimin dhe..

botuar më 24-12-27 5.05.PD