Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Paketat promovuese dhe “vera cigane” i mbajnë turistët në Detin e Zi në shtator

Foto: Veneta Nikollova

Si kaotik dhe të paparashikueshëm – kështu e përcaktojnë ata që punojnë në turizëm sezonin veror që po kalon përgjatë bregut bullgar të Detit të Zi. Pavarësisht shqetësimeve paraprake lidhur me luftën, pandeminë dhe krizën ekonomike, vendpushimet tona ishin plot këtë vit – kryesisht me bullgarë dhe më pak me turistë të huaj.

“Një numër i madh i operatorëve turistikë me programe charter për Bullgarinë këtë vit fillimisht rritën, më pas i ulën kapacitetet e tyre, por në përgjithësi sezoni është më i fortë se vitin e kaluar” - tha për Radio Bullgarinë Desisllava Dimitrova - anëtare e dhomës turistike rajonale në qytetin Burgas.


Është ende shumë herët për të bërë një bilanc, por gjallëria në komplekset dhe vendbanimet tona bregdetare gjatë muajve të nxehtë ishte e dukshme.Interesi më i madh ishte ndaj bregut tonë jugor të Detit të Zi, ku në kulmin e gushtit bazat në disa kampingje dhe komplekse u mbushën 100%. SipasDesisllavaDimitrovës inflacioni galopant fjalë për fjalë po i "ha" të ardhurat e biznesit:

“Sigurisht që të ardhurat do të jenë më të larta se vitin e kaluar, por jo dhe rezultatet tona financiare, pavarësisht kompensimit të madh që shteti po paguan aktualisht për faturat e energjisë elektrike. Arsyeja është se biznesi ynë hotelier po përballet me kosto të mëdha - ato janë rritur me mbi 30%. Disa nga programet charter përfundojnë në mes të shtatorit, veçanërisht në bregun verior të Detit të Zi, dhe në jug ato mbeten deri në fund të muajit.Por, shumë kolegë tashmë po mbyllin, sepse është e vështirë të mbijetosh në një situatë të kostove në rritje të vazhdueshme dhe të uljes së çmimeve të paketave, të cilat në këtë muaj janë rreth 30% më të ulëta se gjatë korrikut dhe gushtit”, thotë Desisllava Dimitrova.


Në këtë moment shumë hotelierë nëpër det po propozojnë uljet “last minute”, meqenëse njerëzit ndikohen jo vetëm nga çmimet por dhe nga prognozat meteorologjike për muajin shtator dhe rezervojnë në momentin e fundit. Lajmi i mirë në këtë mes është se, sivjet po e gëzojmë “verën cigane”, kurse temperatura e ujit të detit pothuajse deri në fund të muajit nuk do të bjerë nën 22 gradë C, ose të paktën kështu parashikojnë sinoptikët.

“Nuk kemi rezervime të cilat të jenë bërë paraprakisht, kështu që të sigurojnë një sezon stabil - thotë Desisllava Dimitrova. Por, kur prognoza është për një kohë të mirë, kurse për këtë javë thonë se temperatura do të arrijë deri në 32 gradë, kemi rezervime në minutën e fundit. Ato janë kryesisht për turistë të moshuar dhe familje me fëmijë të vegjël, ky është “objektivi” që synojmë në shtator.Aktualisht kemi grupe studentore, seminare dhe ngjarje të tjera. Ndër kaq kolegët janë pozitivë dhe mundohen ta zgjasin sa më shumë sezonin. Por, ende nuk dihet se sa do të jenë kompensimet për energji elektrike në muajin tetor për ata që dëshirojnë të mirëpresin turistët edhe në muajin në vijim”, tha në përfundim Desisllava Dimitrova.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Veneta Nikollova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kryeasistenti Radosllav Jordanov: Nuk ka asnjë mënyrë për ta njohur Danubin nëse nuk "zhyteni" në të

Pushimet mund të jenë të paharrueshme jo vetëm buzë detit, ose në mal, por edhe me një shëtitje në plazhet e egra të Danubit. Secili nga qytetet përgjatë brigjeve të lumit të madh na jep mundësi që të shtrijmë një ombrellë dhe të shkelim në rërat..

botuar më 24-09-29 6.15.PD

Me një ekspozitë blogerët e udhëtimit na ftojnë që të njohim qoshet më magnetike të atdheut

"Bullgaria - magnetike dhe e bukur" - me këtë titull, blogerët bullgarë të udhëtimit prezantojnë disa nga vendet më magnetike në vendin tonë. Ekspozita me fotografi unike të realizuara nga udhëtarët mund të shihet në hyrjen e Kopshtit Detar në Varna..

botuar më 24-09-28 8.35.PD

Udhëto ngadalë, pusho aktivisht apo se si turizmi rural në vendin tonë hyri në një fazë të re

Turizmi rural po bëhet një formë e preferuar rekreacioni, veçanërisht ndër familjet dhe të rinjtë që zgjedhin një mënyrë jetese miqësore me mjedisin dhe duan të minimizojnë gjurmën e tyre të karbonit. Dhe nëse disa vite më parë një pushim në fshat..

botuar më 24-09-23 9.25.PD