Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për fundjavën

Mbi vendin do të kalojë një front të ftohtë atmosferik

Foto: BGNES

Të shtunën do të mbajë mot i vranët me reshje shiu në shumë zona. Në Bullgarinë Veriperëndimore reshjet do të jenë intensive. Ka një kod të verdhë për erërat e forta për shumë rajone në Bullgarinë Perëndimore dhe Jugore. Temperaturat maksimale do të jenë 25-30°, në Bullgarinë Juglindore deri në 35°, në Sofje rreth 27°.

Mbi bregdetin e Detit të Zi në veri do të jetë i vranët me reshje, ndërsa në jug do të jetë me diell. Temperaturat maksimale do të jenë 27-32°. Uji i detit është 22-24°. Lëvizja e detit do të jetë 2 ballë.

zonat malore do të fryjë erë e fortë deri në stuhi në vendet e larta. Mbi masivet perëndimore do të bjerë shi. Temperatura maksimale në lartësi 1200 m do të jetë 21°, në 2000 m deri në 14°.

Të dielën reshjet do të dobësohen, ndërsa në Bullgarinë Perëndimore do të ftohet ndjeshëm.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Aeroporti i Sofjes mori një çmim prestigjioz nga Shoqata Evropiane e Aeroporteve

Aeroporti “Vasill Levski” – Sofja mori çmimin ACI EUROPE "Aeroporti më i Mirë në Evropë". Dallimi është në kategorinë për aeroportet me një trafik prej 5 deri në 10 milionë pasagjerësh, njoftoi operatori SOF Connect. "Njohja është një shkak..

botuar më 25-06-20 2.00.MD
Zheço Stankov dhe Teresa Ribera

Bullgaria është ambicioze të vërë në funksion njësinë e 7-të në Centralin Atomik “Kozlloduj” në vitin 2035

Sfidat me të cilat përballet sektori i energjisë në Bullgari dhe rajon u diskutuan nga Ministri i Energjisë Zhecho Stankov dhe Zëvendëspresidentja Ekzekutive e Komisionit Evropian për Tranzicion të Pastër, të Drejtë dhe Konkurrues Teresa Ribera,..

botuar më 25-06-20 12.41.MD

Tregu do ta testojë shtetin kur të futet euro, tha Kryeministri Rosen Zheljazkov

Ende nuk e kemi euron, por informacioni që mund ta kemi frymëzon disa subjekte të tregut, tha Kryeministri Rosen Zheljazkov në hapjen e Diskutimit Kombëtar "Efekti i eurozonës. Përvoja e shteteve anëtare flet". Fushata informative nuk do të jetë e..

botuar më 25-06-20 10.41.PD