Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Që nga krijimi i saj, pamja e stemës së kryeqytetit ka ndryshuar katër herë

7
Foto: sofiahistorymuseum.bg

Dita e Sofjes, të cilën e festojmë çdo vit më 17 shtator, është zakonisht një nga ato në të cilat ne bëjmë një bilanc nëse kemi ndihmuar në përmirësimin e mjedisit tonë në kryeqytet dhe çfarë tjetër mund të bëjmë.

Festa është gjithashtu një mundësi e mirë për të ecur nëpër sekretet e së kaluarës së pasur të qytetit që nga kohërat e lashta e deri më sot. Përveç emërtimit të një prej simboleve të saj – Bazilikës “Shën Sofia” (Urtësia e Zotit), kryeqyteti ynë ka edhe një simbol tjetër, historia e të cilit nuk është më pak emocionuese – stemën e tij. Megjithëse Kushtetuta e Tërnovos në fuqi në atë kohë ndalon krijimin e çdo lloj steme dhe dallimi, përveç atyre ekzistuese, Këshilli Bashkiak i qytetit vendos të krijojë një stemë. Arsyeja për këtë është pjesëmarrja e kryeqytetit bullgar në Ekspozitën Botërore në Paris, të mbajtur në vitin 1900. Projekti është miratuar personalisht nga Princi Ferdinand i Parë, por koha e shkurtër krijon një tronditje të rëndë në punët e qytetit dhe e vë kryetarin e atëhershëm të bashkisë së Sofjes Hristo Popov dhe ekspertët e thirrur prej tij, përfshirë artistin Harallampi Taçev, përballë një sfide serioze:

“Pasi disponon një informacion të mjaftueshëm për gjithçka të nevojshme për përbërjen e një steme, Taçev fillon punën në projektin artistik - thotë Erina Krësteva, PR eksperte nga Muzeu Historik Rajonal i Sofjes, në një intervistë për Radio Bullgarinë. Ai e krijon stemën në formën e një mburoje të ndarë në katër fusha. Në to, sipas informacioneve të mbledhura për historinë e qytetit nga kohët e lashta e deri në ditët e sotme, ai vendos simbole specifike që lidhen me Sofjen. Në fushën e sipërme të majtë është vendi i perëndeshës së qytetit Ulpia Serdica. Imazhi i saj është marrë nga një monedhë e lashtë e prerë në kohën e perandorit Septimij Sever dhe gruas së tij Julia Domna. Në fushën e sipërme djathtas është vendosur bazilika “Shën Sofia”, e cila i jep qytetit tonë emrin e sotëm.

Harallampi Taçev (1875-1944) dhe projekti për stemën e Sofjes nga viti 1900

Në fushën e poshtme majtas ndodhet mali i Vitoshës, të cilin Harallampi Taçev e konsideron dëshmitar shekullor të peripecive historike të këtyre trojeve. Nga ana tjetër, fusha e poshtme e djathtë tregon tempullin e Apolon Medicus me një statujë të hyjnisë. Ai është një nga hyjnitë që sjell shëndet dhe është ndër të nderuarit në Serdika. Në qendër të mburojës, Taçev shton një mburojë më të vogël në të cilën vendos një imazh të një luani. Ai është shumë i rëndësishëm pasi është marrë nga një medaljon i gjetur në kryeqytetin e vjetër bullgar Veliko Tërnovo. Vendosja e kësaj mburoje në mburojë do të simbolizojë vazhdimësinë midis dy kryeqyteteve të Bullgarisë - kryeqytetit të vjetër Veliko Tërnovo dhe atij të ri - Sofjes. Prototipit të stemës, piktori shton edhe një detaj tjetër - kurorën e murit, e cila mund të mbahet vetëm nga stemat e qytetit. Dy nga shtesat dhe përpunimet e mëvonshme stema e qytetit ia detyron autorit të saj Harallampi Taçev:

“Nën stemën, në vitin 1911 shtohet motoja, të cilën në formën e sotme e njohim si “Rritet, por nuk plaket” – vazhdon Ekaterina Krësteva. Ideja fillestare ka qenë që të jetë  “Rritet, nuk plaket”. Shtojnë “por”, që të mund të bëhen germat më shumë se 13. Gjatë vitit 1928 ndaj stemës është shtuar dhe një shirit, mbi të cilin të shkruhet motoja, si dhe degët e dafinës që ekzistojnë në stemë edhe sot e kësaj dite.

Stema e Sofjes nga viti 1928 deri në ditët e sotme

Gjatë viteve 40, piktori bullgar Boris Angjellushev propozon një variant më të thjeshtuar dhe të stilizuar, por ndryshimi bazë në simbolin e qytetit vjen gjatë vitit 1974 kur shtohet një pentagram dhe stilizim serioz i secilit prej objekteve në mburojë. Ne mbajmë një derdhje gipsi prej tij në muze. Në vitin 1991 restaurohet stema e vitit 1928”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: sofiahistorymuseum.bg, sofia.bg, arkiv




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shën Dhimitri i Selanikut - mbrojtësi shpirtëror i qytetit Vidin

Më 26 tetor, Kisha jonë nderon kujtimin e Shën Dëshmorit të Madh Dhimitri të Selanikut, i konsideruar si një nga shenjtorët më të mëdhenj të Ortodoksisë. Në vendin tonë emri i tij lidhet edhe me rivendosjen e Mbretërisë së Dytë Bullgare në shekullin..

botuar më 24-10-26 6.55.PD
Prof. Nikollaj Ovçarov

Në nekropolin e Perperikonit, arkeologët zbuluan një varr të dytë të një "vampiri"

Gjatë gërmimeve të fundit arkeologjike në qytetin shkëmbor Perperikon, u zbulua varri i një të ndjeri, me rituale kundër vampirëve të kryera në trup, tha për BTA kreu i hulumtimeve, Prof. Nikollaj Ovçarov. Gjetja shfaqet mes pothuajse 250 varreve dhe..

botuar më 24-10-23 5.05.PD
Romain Gary (1914-1980)

Shkrimtar, diplomat dhe humanist - Romain Gary dhe jehona e qëndrimit të tij në Bullgarinë e pasluftës

Shkrimtar, hero i Luftës së Dytë Botërore, aviator, gazetar, regjisor dhe diplomat - personaliteti i Romain Gary (1914-1980) është shumështresor dhe enigmatik. Dhe Bullgaria zë një vend të veçantë në jetën dhe veprën e një prej autorëve francezë më të..

botuar më 24-10-21 2.05.MD