Ambasadori zviceran Raimund Fuhrer dhe Zëvendëskryeministri në detyrë për Menaxhimin e Fondeve Evropiane të Bullgarisë Atanas Pekanov nënshkruan marrëveshjen kornizë dypalëshe për programin e ri të bashkëpunimit zvicerano-bullgar. Sipas marrëveshjes, vendi ynë do të përfitojë ndihmë financiare në shumën 92.5 milionë franga zvicerane. Fondet do të plotësojnë zbatimin e politikave kombëtare në arsimin profesional, kërkimet shkencore dhe inovacionet, sigurinë dhe migracionin, mjedisin, politikat sociale dhe shoqërinë civile.
Zbatimi i këtij programi të dytë të bashkëpunimit zvicerano-bullgar do të fillojë pas ratifikimit të Marrëveshjes Kornizë në Parlamentin bullgar.
Nuk ka ndonjë rrezik të drejtpërdrejtë për Bullgarinë pas përshkallëzimit të situatës në Lindjen e Mesme, njoftoi Këshilli i Ministrave. Pas sulmeve të gjera izraelite ndaj objektivave strategjike në Iran, situata aktuale në Izrael është e qetë...
Më 12 qershor, në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Shkup u mbajt takimi i 36-të i komisionit të përbashkët historik shumëdisiplinor midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, njofton BGNES. "Takimi nuk ishte ndryshe nga të mëparshmit. Atmosfera ishte..
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 14 deri në 18°. Në Sofje do të jetë 15°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Do të ketë rritje më të ndjeshme të vranësirave pas mesditës mbi Bullgarinë Lindore, do të ketë reshje dhe bubullima..
Prioriteti ynë është evakuimi i sigurt i qytetarëve bullgarë nga Izraeli, tha Ministri i Jashtëm Georg Georgiev për BNT. Listat e atyre që dëshirojnë të..
Mbi 420 milionë euro u dërguan nga bullgarët që punojnë jashtë vendit tek të afërmit dhe miqtë e tyre në tremujorin e parë të vitit. Shuma është 66..
Jemi të shqetësuar për përshkallëzimin në deklaratat e fqinjëve tanë nga Republika e Maqedonisë së Veriut, sepse kjo tregon mungesë të të kuptuarit të..