Bullgaria prezantoi një shtëpi inovative të lëvizshme që peshon 3 400 kilogramë në ekspozitën e Caravan Salon në qytetin gjerman Dyseldorf. Projekti është vepër e Kamen Stankov dhe ekipit të tij nga Varna. Shtëpia e lëvizshme është gati 38 metra katrorë në gjendje të zgjeruar - me një verandë në të cilën ka një kuzhinë të jashtme, një televizor dhe një vend për t’u çlodhur. Ne pjesën e brendshme ka një dhomë gjumi, një kuzhinë, një tualet me banjë dhe një sallon.
Me tendën sipërfaqja e përgjithshme e saj bëhet 56 metra katrorë. Shtëpia portative bullgare e pushimit mban emrin e lumit piktoresk Vaja që rrjedh përmes zonës së mbrojtur “Irakli” dhe plazhit “Vaja”. Në këtë mënyrë krijuesit e saj dëshirojnë të tregojnë lidhjen e tyre me natyrën e pastër dhe të gjelbër.
Në ekspozitën në Dyseldorf, bullgarët morën këshilla të vlefshme se si mund ta zvogëlojnë peshën e fushorit me 200 kilogramë, si dhe shumë ide interesante nga investitorët dhe përdoruesit me të cilat mund të përmirësojnë projektin e tyre.
Përpilues: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Urime Papës së ri Leoni XIV! Le të punojë me mençuri dhe përkushtim për një botë më paqësore dhe dialog midis të gjithëve, shkroi kryeministri bullgar Rosen Zheljazkov në "X" me rastin e zgjedhjes së kreut të ri të Vatikanit dhe të bashkësisë..
Ndërkohë që para 20 vitesh në shkollën bullgare "Danubi" në Linz, Salzburg dhe Vels kishte vetëm 6 fëmijë, sot në tre filialet e saj shtatë mësues mësojnë 140 fëmijë. Ashtu si dhe qendra të tjera arsimore bullgare nëpër botë, edhe "Danubi" që nga..
Konkursi ndërkombëtar i komunikimit shkencor FameLab synon të zbulojë, trajnojë dhe t'u ofrojë një platformë shkencëtarëve më të shquar në botë. Konkursi u krijua në vitin 2005 nga festivali më i madh dhe më prestigjioz i shkencës - ai në..
Shtatë shqiponja të zeza udhëtuan një distancë mbresëlënëse prej 3300 kilometrash nga Spanja deri në Rodopet Lindore për t'u bërë pjesë e projektit..
Bullgari tashmë disponon pasuri bruto prej mbi 1 trilion leva (500 miliard euro), tregon një studim i Klubi i Ekspertëve për Ekonomi dhe Politikë, i..