Punonjësit e Inspektimeve Shëndetësore Rajonale në të gjithë vendin kanë dalë sot në protestë për rritjen e pagave. Kërkesa e tyre mbështetet nga Konfederata e Sindikatave /KNSB/. Sindikata këmbëngul për rritjen e të ardhurave të paktën me masën e inflacionit, i cili me bazë vjetore për muajin gusht është afër 18%.
Paga mesatare e një inspektori shëndetësor është 900 leva /460 euro/, njerëzit me të drejtë janë të demotivuar, tha kryetarja e sindikatave në Inspektimin Shëndetësor Regjional-Bllagoevgrad Valentina Georgieva. Punonjësit kanë bërë të ditur se nëse nuk ka përgjigje nga pushteti ekzekutiv do të nisin protestën para Ministrisë së Shëndetësisë.Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..