Punonjësit e Inspektimeve Shëndetësore Rajonale në të gjithë vendin kanë dalë sot në protestë për rritjen e pagave. Kërkesa e tyre mbështetet nga Konfederata e Sindikatave /KNSB/. Sindikata këmbëngul për rritjen e të ardhurave të paktën me masën e inflacionit, i cili me bazë vjetore për muajin gusht është afër 18%.
Paga mesatare e një inspektori shëndetësor është 900 leva /460 euro/, njerëzit me të drejtë janë të demotivuar, tha kryetarja e sindikatave në Inspektimin Shëndetësor Regjional-Bllagoevgrad Valentina Georgieva. Punonjësit kanë bërë të ditur se nëse nuk ka përgjigje nga pushteti ekzekutiv do të nisin protestën para Ministrisë së Shëndetësisë.Dhjetë foshnja lindën vitin e fundit në kuadër të programit të donatorëve të Bashkisë Metropolitane për të mbështetur familjet me probleme riprodhuese. Që nga fillimi i programit të Bashkisë Metropolitane në dhjetor 2015 deri më tani aplikuan afro..
Për të tetën ditë nuk ka asnjë gjurmë nga djali i zhdukur 13-vjeçari me sindromën Down në fshatin Konare të qytetit Stara Zagora, u bë e qartë nga një deklaratë e ministrit të brendshëm Atanas Illkov. Nikollaj u zhduk më 17 dhjetor – sipas nënës..
Policia Metropolitane po shton praninë e policëve në festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, njoftoi Drejtoria Metropolitane të Punëve të Brendshme. U rrit numri i patrullave antiterroriste në zonën qendrore të qytetit. U ndërmorën edhe masa të..
Hapja e sezonit të skive në Vitosha – mali rrëzë të cilit ndodhet kryeqyteti bullgar Sofje – ishte planifikuar për sot, por qarkullimi në rrugët malore për..
Bullgaria mban zi për humbjen e jetëve njerëzore në rrëzimin e aeroplanit të pasagjerëve të linjave ajrore të Azerbajxhanit në Kazakistan. Këtë e shkroi..
Patriarku Daniill drejtoi shërbimin e Krishtlindjes në Katedralen e Shën Aleksandër Nevskit të kryeqytetit. Në liturgjinë festive, ai u bëri thirrje..