Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Është miratuar një projekt-marrëveshje e sigurimeve shoqërore midis Bullgarisë dhe Shqipërisë

Foto: BGNES

Qeveria miratoi një projekt-marrëveshje për sigurimet shoqërore midis Bullgarisë dhe Shqipërisë. Projektmarrëveshja ndërkombëtare rregullon sigurimin në punë në të dyja vendet, si dhe procedurën e dhënies dhe pagesës së përfitimeve për sëmundje dhe lehoni, përfitimet për aksidentet në punë dhe sëmundjet profesionale, pensionet për stazh pune dhe moshë, për paaftësi për shkaqe të përgjithshme, sëmundje, aksidente në vendin e punës dhe sëmundje profesionale, si dhe pensionet e trashëguara.

Pasi të nënshkruhet, marrëveshja duhet të ratifikohet nga Kuvendi Popullor. Pas ratifikimit, dokumenti do të hyjë në fuqi. Në këtë mënyrë do të krijohet mundësia që personat e siguruar në Bullgari dhe Shqipëri të realizojnë të drejtat e tyre sociale.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Zyrtarisht – fillon sezoni turistik veror 2025

Sezoni veror 2025 fillon zyrtarisht sot, 31 maj, në Pomorie . "Pomorie zë një vend të rëndësishëm në hartën turistike të Bullgarisë dhe ofron një kombinim të shkëlqyer të detit, historisë, kulturës, balneologjisë dhe SPA-së", njofton Ministria e..

botuar më 25-05-31 8.05.PD

Fshati Minerallni Bani pret etno festivalin "Fëmijët e Ballkanit"

Mbi 2200 fëmijë nga e gjithë Bullgaria, Bosnja e Hercegovina, Kosova, Moldavia, Republika e Maqedonisë së Veriut, Serbia, Mali i Zi, Ukraina po marrin pjesë në Festivalin e 22-të Ndërkombëtar Etno për Fëmijë "Fëmijët e Ballkanit - me spiritualitet në..

botuar më 25-05-30 4.59.MD

Mungon komunikim cilësor midis adoleshentëve dhe prindërve të tyre

Në prag të 1 Qershorit - Ditës së Fëmijëve, UNICEF dhe Instituti Kombëtar i Statistikave prezantojnë "Fëmijët në Bullgari: Të dhëna dhe tendenca kryesore për vitin 2024", një përmbledhje e treguesve demografikë, shëndetësorë, arsimorë dhe..

botuar më 25-05-30 2.06.MD