Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

"Ditët Evropiane të Zogjve" u mësojnë njerëzve urbanë se si të bashkëjetojnë me natyrën

Foto: pixabay

Banorët e Sofjes, Plovdivit, Burgasit, Varnës dhe Veliko Tërnovës edhe një herë kanë mundësinë të marrin pjesë në vëzhgimin dhe fotografimin e zogjve në natyrë. Rasti janë Ditët Evropiane të Zogjve, të cilat zhvillohen në vendin tonë në datat 1 dhe 2 tetor. Iniciativa është e organizatës ndërkombëtare “Bird Life International”, dhe në nivel vendor organizator i saj është Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve, e cila për të 29-tën herë organizon Ditët Evropiane të Zogjve në vendin tonë.

Të gjithë dashamirët e natyrës janë të mirëpritur të marrin pjesë, por rregulli i parë që t’i vëzhgojnë zogjtë në natyrë pa i shqetësuar ata. Arsyeja është se shumica e shpendëve të egër janë të ndjeshëm ndaj mjedisit dhe nuk mund të përshtaten kudo.

Përpiloi: Gergana Mançeva

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nuk ka qartësi se cila pjesë e trashëgimisë kulturore bullgare në Ukrainë është ruajtur për brezat e rinj

Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..

botuar më 24-11-26 7.35.PD

Chat-i bullgar me inteligjencën artificiale BgGPT mund të shfrytëzohet falas nga të gjithë

Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë  Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..

botuar më 24-11-25 9.45.PD

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD