Më shumë se 3500 aplikime janë dorëzuar për pjesëmarrje në Maratonën e Sofjes, e cila do të mbahet të dielën, më 9 tetor, njoftuan organizatorët e një prej ngjarjeve sportive më të njohura në kryeqytet. Rreth 500 persona do të marrin pjesë në distancën klasike prej 42.195 kilometrash, mes tyre - pesë atletë kenianë dhe dy nga Maroku. Ata do të sulmojnë rekordin e maratonës prej 2 orë 13 minuta e 3 sekonda të marokenit Redouan Nouini. Gratë, duke përfshirë dy keniane dhe një etiopiane, do të synojnë të thyejnë rekordin prej 2 orësh, 28 minutash e 38 sekondash të kenianes Naom Jebet.
Rreth 800 garues të huaj nga 50 vende pritet të marrin pjesë në maratonën klasike, në gjysmë maratonën dhe në maratonën prej 10 km, me 80 vetëm nga Belgjika. Gjithashtu do të rifillojë starti masiv prej 2.2 km, i cili është falas dhe i hapur për pjesëmarrës të të gjitha moshave.Vendi ynë triumfoi në renditjen e medaljeve në Kampionatin Botëror të Gjimnastikës Ritmike për të reja, që u zhvillua në Sofje. Ekipi Kombëtar i Bullgarisë fitoi gjithsej gjashtë medalje – katër të arta dhe dy të bronzta. Gjimnastet tona u shpallën..
Hristo Cvetkov e fitoi për të pestën herë radhazi garën "Rrethi i Vitoshës", duke përmirësuar rekordin e vet personal. Ai përfundoi itinerarin 100-kilometërsh për 6:56:40 orë, duke përmirësuar rekordin e mëparshëm me plot 42 minuta, njoftoi BTA...
Edhe këtë vit më 21 qershor bota do të ketë rast të bashkohet dhe të qetësohet. Mund ta gjejmë këtë te Dita Ndërkombëtare e Yogës – mësimdhënia e lashtë praktike, e cila bashkon unitetin e trupit, mendjes dhe shpirtit. E shpallur zyrtarisht për..