Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Pragë do të kërkojnë një përgjigje të përbashkët evropiane ndaj pushtimit rus të Ukrainës

Foto: europarl.europa.eu

Presidenti Rumen Radev do të marrë pjesë në takimin e liderëve të 44 vendeve evropiane në Pragë. Me kërkesë të Francës për shkak të luftës së Rusisë kundër Ukrainës, forumi është në një format të pazakontë dhe, përveç 27 vendeve të BE-së, do të marrin pjesë edhe 17 vende të tjera të ftuara. Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski gjithashtu do të flasë përmes video-konferencës. Pas takimit të së premtes, presidenti Radev do të marrë pjesë në Këshillin joformal Evropian në kryeqytetin çek, gjatë të cilit liderët e BE-së do të diskutojnë paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë dhe mënyrën e vazhdimit të mbështetjes së Brukselit për Ukrainën.

Formati i deklaratës “Ukraina në NATO”, fillimisht duhet të jetë në kuadër të të gjithë BE-së, e më pas edhe të vetë Aleancës Atlantike, komentoi në Svilengrad nënpresidentja Ilijana Jotova. Sipas saj, kjo është një deklaratë e pranimit të përshpejtuar të Ukrainës në Aleancë – “tani dhe menjëherë”, dhe askush, përfshirë presidentin bullgar, nuk dyshon në temën e anëtarësimit të Ukrainës në NATO.

Ministria e Jashtme e Ukrainës dhe Kompania “Energoatom” shpallën të pavlefshme dekretin e presidentit rus Vlladimir Putin se termocentrali më i madh bërthamor në Evropë - Zaporizhie është tashmë rus. Kievi i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që si përgjigje të vendosë sanksione ndaj monopolistit rus “Rosatom”.

Moska insiston për një votim të fshehtë dhe jo të hapur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ku një projekt-rezolutë kundër aneksimit të pjesëve të Ukrainës nga Rusia do të shqyrtohet javën e ardhshme. Projekti i përgatitur nga vendet perëndimore denoncon “referendumet e paligjshme” të Rusisë dhe “përpjekjet për aneksimin e paligjshëm” të katër rajoneve të Ukrainës.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mosmarrëveshja për postin e kryeministrit i dha fund negociatave për formimin e qeverisë

GERB-SDS përfundon negociatat për formimin e një qeverie të rregullt për shkak të refuzimit të "Bullgarisë Demokratike" (DB) për të mbështetur një kandidat të GERB për kryeministër, njoftoi GERB. "Nuk është arritur një marrëveshje me "DB" për përbërjen e..

botuar më 25-01-06 9.16.PD

Cilat monedha kërkuan më shumë bullgarët në vitin 2024?

Dy monedhat më të kërkuara nga bullgarët në vitin 2024 mbetën dollari amerikan dhe euroja, si në vitin 2023. Ishin jashtëzakonisht të njohura edhe monedhat e vendeve fqinje të Ballkanit - lira turke, lei rumun dhe dinari serb. Ata pasohen nga paundi..

botuar më 25-01-05 8.25.PD

Parashikimi i motit për 4 janarin 2025

Të shtunën në vendin tonë do të kalojë një front i ftohtë atmosferik me reshje. Në Bullgarinë Veriore reshjet do të jenë nga shiu dhe bora, në Rrafshin e Trakisë së Epërme dhe në Bullgarinë Lindore do të ketë reshje shiu, ndërsa në fushat e larta të..

botuar më 25-01-03 7.35.MD