Gjykata e Apelit në Plovdiv urdhëroi ekstradimin e 23-vjeçarit Ivan Tilev nga Pazarxhiku, i akuzuar nga Prokuroria Gjermane për mashtrim financiar me vlerë prej 800 mijë euro. Të afërmit dhe miqtë e të riut organizuan një protestë para godinës së gjykatës.
Në gusht të këtij viti, Tilev ka shkuar për të rinovuar pasaportën e tij, por nga sektori “Dokumentet bullgare të identitetit” të policisë e kanë njoftuar se është lëshuar një urdhër evropiane për arrestimin e tij dhe e kanë vënë në pranga. Më pas Tilev zbuloi se është akuzuar nga prokuroria gjermane për pjesëmarrje në një grup të organizuar kriminal për mashtrim financiar me vlerë prej 14 milionë eurosh. Objekti i hetimit është kompania “Team Group” me menaxherë një izraelit dhe një serbe. Tilev ka punuar në call qendrën e kompanisë që nga viti 2019 dhe ka ofruar konsultime financiare përmes telefonit me klientët që investojnë para në letra me vlerë dhe kriptovaluta, pasi ka aplikuar për punë sipas një shpalljeje të zakonshme për punë për persona që zotërojnë gjermanisht dhe bullgarisht, raportoi BNR Plovdiv.Ende nuk e kemi euron, por informacioni që mund ta kemi frymëzon disa subjekte të tregut, tha Kryeministri Rosen Zheljazkov në hapjen e Diskutimit Kombëtar "Efekti i eurozonës. Përvoja e shteteve anëtare flet". Fushata informative nuk do të jetë e..
Parlamenti miratoi Ligjin e Falimentimit Personal, i cili është një kërkesë e BE-së për pagesën e dytë sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë që do të zbatohet. Tekstet parashikojnë që një debitor që nuk arrin të përmbushë detyrimin e tij,..
Eurogrupi rekomandoi unanimisht që Bullgaria të bëhet anëtari i 21-të i eurozonës. Vendet e zonës së monedhës së përbashkët i rekomandojnë Këshillit të BE-së që kjo të ndodhë nga 1 janari i vitit të ardhshëm. Ministrat e financave të eurozonës..
Projektraporti i Parlamentit Evropian mbi progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj drejt BE-së u miratua nga Komisioni i Punëve të..
Për shkak të mungesës së reshjeve, niveli i ujit në liqenin e Rezervatit “Srebërna” është vetëm 15 centimetra, gjë që përbën një kërcënim serioz për..
Drejtori i Kopshtit Zoologjik të Sofjes, Dobromir Borisllavov, bëri thirrje për respektimin e ligjeve dhe për një qëndrim të përgjegjshëm ndaj natyrës së..