Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

U gjetën 80 kg marihuanë në një kamion që transportonte mish

Foto: MPB

Në një kamion frigoriferik janë gjetur 80 kg marihuanë e cilësisë së lartë, njoftoi prokuroria e Përnikut. Vlera e përafërt e gjetjes është rreth 800 000 leva / 400 000 euro. Zyrtarisht, ka transportuar 22 tonë mish derri dhe mes mishit ka pasur edhe marihuanë. Kamioni ka udhëtuar nga Greqia për në Bullgari. Për këtë rast janë arrestuar tre persona, mes tyre edhe shoferi i kamionit.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Godina e Ministrisë së Financave

Ministria e Financave prezantoi projektbuxhetin për vitin 2025

Deri në 6.4 miliardë leva (3.3 miliardë euro) është deficiti i planifikuar për vitin 2025, që është 3% e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Pjesa e shpenzimeve nuk do të kalojë 40 për qind të PBB-së. Projektbuxheti përfshin programin e investimeve..

botuar më 25-02-19 8.46.PD
Monumenti i Vasill Levskit në Sofje

Në ceremoni të ndryshme përkujtimore nderojmë heroin tonë kombëtar Vasill Levski

Sot në qendër të Sofjes do të mbahet një ceremoni përkujtimore për të shënuar 152 vjetorin e vdekjes së Vasill Levskit . Ceremonia para Monumentit të Apostullit të Lirisë do të fillojë në orën 18:00. Qytetarët do të kenë qasje në zonën e..

botuar më 25-02-19 5.10.PD

Parashikimi i motit për 19 shkurtin 2025

Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 8 deri në minus 3°. Në Sofje do të jetë rreth minus 7°. Gjatë ditës reshjet e borës në rajonet verilindore do të fillojnë të ndalojnë, por në Bullgarinë Juglindore do të vazhdojë të bjerë borë..

botuar më 25-02-18 7.35.MD