Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qeveria dëshiron që parlamenti i ri të miratojë urgjentisht blerjen e më shumë avionëve F-16

Foto: BGNES

Shpenzimet e investimit “Blerja e një avioni luftarak të tipit të ri” – Faza e 2-të, janë miratuar nga qeveria e përkohshme dhe propozimi do të parashtrohet në parlament. Këta janë 8 avionët e dytë luftarakë F-16 blok 70, armatimi i tyre, pajisjet tokësore dhe trajnimi i pilotëve. Çmimi është mbi 1.29 miliardë dollarë. TVSH-ja, dogana dhe transporti do të paguhen veçmas. Paratë do të paguhen me këste për 10 vjet.

Me blerjen e akoma 8 avionëve F-16, të ngjashëm me 8 të parët, vendi do të ndërtojë aftësi të reja. Ato do të mundësojnë zbatimin e një spektri të gjerë detyrash në një format kombëtar dhe kolektiv sipas standardeve të NATO-s dhe do të eliminojnë deficitet e kapaciteteve, thuhet në projektin e propozuar të investimit.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Numri i studentëve të huaj në universitetet bullgare është në rritje

Gjithnjë e më shumë studentë të huaj kanë zgjedhur universitetet dhe institucionet e arsimit të lartë bullgar në vitet e fundit, sipas një ankete të BTA-së mbi menaxhimin akademik. Interesi në rritje i detyrohet jo vetëm tarifave, por edhe cilësisë së..

botuar më 25-06-21 1.05.MD

Me pishtarë dhe kurora me barishte, në Dellçevo festojnë Ditën e Enjos

Fshati Dellçevo, komuna e qytetit Goce Dellçev, po rivendos traditën e festimit të Ditës së Enjos (Enjovden) me një program dyditor më 21 dhe 22 qershor, njoftoi komuna e qytetit Goce Dellçev. Ngjarjet do të nisin më 21 qershor me një procesion nga..

botuar më 25-06-21 5.20.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 11 deri në 18°. Në Sofje, do të jetë 11°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell. Para mesditës, do të ketë vranësira më të konsiderueshme mbi Bullgarinë Qendrore Veriore dhe Srednogorie,..

botuar më 25-06-20 7.40.MD