Videoja e imazhit të Bullgarisë është finaliste në edicionin e 13-të të “Corporate Media & TV Awards 2022” në Kanë. Çmimet organizohen nga Komiteti Ndërkombëtar i Festivaleve të Filmit Turistik, njoftoi bgtourism.bg.
Videoja bullgare tregon, për një minutë, disa nga këndet më të bukura të vendit tonë - nga plazhet deri te vendpushimet e skive dhe titullohet “Zbulon historinë tuaj”. Në të mund të shihen edhe shumë zakone dhe rituale tradicionale bullgare.
Koncepti i videos është gjithashtu interesant. Ai lidhet me prezantimin e përjetimeve personale të turistëve në vendin tonë. Dhe mesazhi është - ejani në
Bullgari për të kapur momentin! Këtu mund të zbuloni një vend dhe kulturë të re, të bëni miq me banorët vendas, të ndani një foto të perëndimit të diellit, të dërgoni një puthje virtuale ose thjesht të shijoni një darkë të shijshme. Videoja e shkurtër tregon gjërat e vogla dhe të thjeshta që janë të rëndësishme për çdo udhëtar - takimi me dikë gjatë rrugës, krijimi i kujtimeve, shkëmbimi i përvojave dhe sigurisht, zbulimi i vetes dhe i historisë suaj, dhe jo askund, por përkatësisht në Bullgari!
Ju mund ta shikoni dhe mbështesni videon duke ndjekur lidhjen e mëposhtme:
Sipas rregullores, ju mund të votoni çdo 24 orë.
Përpilues: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Ka dalë nga shtypi një libër që hulumton objekte arkeologjike të panjohura deri tani në Gjirin e Sozopolit. Në veprën e tij të re “Between Sozopol and Talasakra: Unknown archaeology of the Sozopol Bay and its western hinterland” ( “Midis Sozopolit dhe..
Shtegu i ri ekologjik mbi fshatin Nevsha në komunën Vetrino (qarku i Varnës) tashmë është fakt – itinerari 10-kilometërsh, që çon te fenomenet mbresëlënëse shkëmbore Goljamo dhe Malko Bulo, u hap zyrtarisht në ditët e para të muajit maj nga..
Nëse zhurma e qytetit ju mundon dhe keni nevojë për një gllënjkë ajri të pastër, hapësirë dhe heshtje – maja Çerni Vrëh (Maja e Zezë) po ju thërret. Vetëm një hap larg kryeqytetit të zhurmshëm të Sofjes, ai ofron atë që shpesh na mungon - lëvizje,..