Gjatë vitit 2022 shënohen 110 vjet nga konkursi ndërkombëtar i projektimit arkitektonik dhe 95 vjet nga ndërtimi i një prej kryeveprave arkitekturore të Sofjes - godina ku sot ndodhet Ministria e Bujqësisë.
Ndërtesa në stilin neo-barok është vepër e arkitektit të madh bullgar Nikolla Llazarov dhe dallohet për fasadën e saj të lakuar, të zbukuruar shumë me elemente dekorative, kolona guri, ballkone me baluster. Në qendër të kupolës së saj të madhe është një orë e zbukuruar me plastikë, që ngjan me kurora dhe medaljone.
Ju ofrojmë mundësinë e rrallë për të parë një pjesë të brendësisë së kësaj ndërtese të mrekullueshme.
Foto: BGNES
Fshati Dellçevo(Bullgaria Jugperëndimore) gjendet në rrëzë të malit të Pirinit, 10 kilometra larg qytetit Goce Dellçev. Ai tërheq turistët me arkitekturën e ruajtur të lashtë dhe rrugët e bukura malore. Janë ruajtur gjithashtu..
Muzeu i Minierave Nëntokësore është një nga muzetë më të pazakontë në Bullgari, një prej 100 objekteve turistike kombëtare dhe unik për Gadishullin Ballkanik. Ndodhet në dy nga galeritë e ruajtura të minierës së parë nëntokësore..
Mijëra laikë në mbarë vendin mirëpritën Ngjalljen e ndritur të Krishtit dhe morën pjesë në shërbesat festive. Kulmi i festimeve ishte shërbesa hyjnore e kryesuar nga Shenjtëria e Tij Patriku Bullgar Neofit në tempullin "Shën Aleksandër Nevski" në..