Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për shkak të rritjes së çmimeve, bullgarët kursejnë në çdo gjë, vetëm 11% janë optimistë

Foto: pixabay

78% e bullgarëve kanë frikë se si do t'i përballojnë shpenzimet e veta në vitin 2023, sipas një sondazhi kombëtar mbi qëndrimet ekonomike nga agjencia Trend. 77% kufizojnë blerjet e mallrave shtëpiake për shkak të çmimeve të larta. 73% kufizojnë blerjet e veshjeve. 56% blejnë më pak ushqim sepse është shumë i shtrenjtë, 43% kanë frikë se mund të humbasin punën. 76% e njerëzve shqetësohen për pagesën e faturave shtëpiake gjatë stinës së dimrit.

55% e bullgarëve presin që situata ekonomike në vend të përkeqësohet, 29% nuk ​​presin asnjë ndryshim. Vetëm 11% presin që ajo të përmirësohet. Profili i optimistëve është kryesisht i ri, njerëz me arsim të lartë, me punë dhe të ardhura të mira.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

TASS: Nuk bëhet fjalë për ndalimin e tranzitit të gazit rus përmes Bullgarisë

Nuk bëhet fjalë për përfundimin e tranzitit të gazit natyror nga Rusia përmes Bullgarisë. Kështu shkruan agjencia shtetërore ruse TASS, pasi ministri bullgar i energjisë, Vlladimir Malinov, paralajmëroi se “Bulgartransgaz” mund të ndalojë transportimin..

botuar më 24-12-11 10.35.PD

Ministria e Financave publikon projektbuxhetin e shtetit për vitin 2025

Në buxhetin e vitit 2025 propozohet një deficit prej 3 për qind. Në parashikimin buxhetor afatmesëm, deficiti prej 3 për qind është vendosur deri në vitin 2028. Deri atëherë, borxhi i shtetit do të rritet në 81 miliardë leva 41.57 miliardë euro)...

botuar më 24-12-10 10.19.PD

PBB-ja u rrit me 2.4% në tremujorin e tretë

Prodhimi i brendshëm bruto (PBB) u rrit me 2.4 për qind në tremujorin e tretë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, treguan të dhënat paraprake nga Instituti Kombëtar i Statistikave (NSI). Kjo përbën një përshpejtim të rritjes, pasi PBB-ja u..

botuar më 24-12-08 11.35.PD