Më 14 tetor hapet zyrtarisht traseja e re e çiklizmit në malin Vitosha, rrëzë të cilit ndodhet Sofje. Traseja “Vitoshko Lale” (Tulipani i Vitoshës) ndodhet në afërsi të pistës së skijimit me të njëjtin emër. Ajo u krijua përgjatë një shtegu të vjetër pyjor të harruar, adoptuesi zyrtar i së cilës ishte klubi sportiv “Rajdërs Junajted”.
Traseja ka një nivel të lartë vështirësie dhe është e destinuar për çiklistët më të avancuar. Zbritjet e para të hapjes do t'i bëjnë kampionia botërore dhe evropiane në zbritje Izabella Jankova dhe kampioni shumëvjeçar i Bullgarisë në zbritje Stivian Gatev.
Paraolimpisti Ruzhdi Ruzhdi fitoi titullin e dytë olimpik në karrierën e tij. Atleti bullgar fitoi një medalje të artë në gjuajtjen e gjyles (kategoria F55) në Lojërat Paraolimpike në Paris. Paraqitja e shkëlqyeshme dhe 12.40 metrat e arritur..
Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov kalon në raundin e tretë të US Open pasi mundi Rinki Hijikata me rezultat 6-1, 6-1, 7-6 (4). Ndeshja zgjati pak më shumë se dy orë e 10 minuta. Në fazën tjetër të kampionatit në SHBA tenisti 33..
Ka filluar faza e katërt, më e gjata nga pesë etapat e Turneut të 71-të Ndërkombëtar të Çiklizmit në Bullgari. Fillimi u dha në Primorsko. Etapa e parë nga Sofja deri në Trojan ishte 161.5 kilometra e gjatë, ndërsa në fazën e dytë..