Në sfondin e sulmeve të pandërprera ruse kundër objektivave civile në Ukrainë, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së dënoi me shumicë dërrmuese aneksimin e territoreve të Ukrainës nga Rusia. Votimi erdhi pasi Moska vuri veton ndaj rezolutës së dënimit në Këshillin e Sigurimit. 143 vende nga 193 anëtarë të OKB-së mbështetën Ukrainën, vetëm Bjellorusia, Siria, Koreja e Veriut dhe Nikaragua votuan "për" agresionin rus. 35 vende duke përfshirë Kinën, Indinë, Afrikën e Jugut dhe Pakistanin abstenuan.
Ambasadorja e SHBA-së Linda Thomas-Greenfield tha se votimi ishte i rëndësishëm jo vetëm për të ardhmen e Ukrainës dhe Evropës, por edhe për vetë OKB-në. Emisari rus Vasili Nebenzja e quajti dokumentin të politizuar dhe provokues.
Në një fjalim drejtuar Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, presidenti ukrainas Volodimir Zelenski bëri thirrje për krijimin e një formati të përhershëm financiar për grupin për mbështetjen ushtarake të Ukrainës - Ramstein. Ai vuri në dukje se për të mbushur deficitin buxhetor, Ukrainës i duhen 38 miliardë dollarë dhe 17 miliardë të tjerë për të rivendosur infrastrukturën kritike të shkatërruar.
Bullgaria ka potencial unik turistik dhe ne jemi këtu për ta prezantuar atë në mënyrën më të mirë. Këtë e deklaroi ministri i turizmit Mirosllav Borshosh lidhur me pjesëmarrjen e vendit në ekspozitën më të madhe ndërkombëtare të turizmit në botë,..
Nuk ka asnjë emergjencë apo kërcënim për sigurinë kombëtare, por ka shumë ndryshime dinamike në mjedisin e sigurisë ndërkombëtare, tha ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov për Televizionin Nova. Kështu ai iu përgjigj pyetjes se përse u mblodh..
Një paqe e drejtë dhe e qëndrueshme mund të arrihet përmes sigurisë për Ukrainën dhe BE-në. Kështu deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Sigurimit pranë Këshillit të Ministrave. Tema e takimit ishte..
Tre shtetas bullgarë u shpallën fajtorë për spiunim për Rusinë në Mbretërinë e Bashkuar, njofton BGNES. 33-vjeçarja Katrin Ivanova, 30-vjeçarja Vanja..
Në “Asics Arena” në Sofje do të mbahet sot turneu “Ti je fituesi”. Ngjarja mbahet nën patronazhin e presidentit Rumen Radev dhe është për një qëllim..
Një fushatë informuese në shkallë të gjerë për aplikimin e euros në Bullgari do të fillojë në mars. Këtë ka bërë të ditur ministrja e financave..