Shoqata “Stranxha e Gjelbër” organizon shëtitje vjeshtore për adhuruesit e natyrës. Ata janë nëpër itinerare të ndryshme në malin Stranxha dhe në rajonin e qytetit bregdetar Burgas. Të shtunën më 22 tetor shoqata planifikon të mbajë “Shëtitjen e gjatë” nga Burgasi deri në Sarafovo. Me kalimin e viteve, kjo nismë u zhvillua dy herë gjatë natës, ndërsa tashti do të jetë gjatë ditës. Qëllimi është të kalohet një distancë prej 45 km – tërësisht në terren të sheshtë, përgjatë bregdetit. Itinerari ndërmjet dy pikave do të përshkohet 3 herë, vajtje-ardhje dhe çdokush mund të tërhiqet në çdo kohë.
Shëtitja do të nisë në orën 10, nga Panteoni në Kopshtin Detar. Regjistrimi paraprak nuk është i nevojshëm, njofton BNR Burgas.
Anelija Hristova - një eksperte e certifikuar e verës dhe udhërrëfyese turistike, anëtare e Shoqatës Bullgare të Profesionistëve të Verës, i tha BTA për nevojën për të paraqitur dhe ekspozuar më shumë varietete vendase bullgare . Në këtë drejtim, një..
Udhëtarët që planifikojnë një pushim pranveror mund të marrin në konsideratë Sofjen, e cila është kryeqyteti më i mirë evropian për udhëtime këtë sezon, shkruan botimi në gjuhën rumune Newsweek (newsweek.ro), duke cituar faqen e internetit..
Gjatë muajve prill dhe maj, vizitorët në Muzeun Historik në qytetin e Strellçës kanë mundësinë të mësojnë për traditat lidhur me ciklin e Pashkëve përmes ekspozitës "Pashkët e bukura, Dita e Shën Gjergjit edhe më e bukur". Ekspozita..