Shoqata “Buzëqeshje” në Burgas për të nëntën vit kërkon klasën më të buzëqeshur në Bullgari. Konkursi kombëtar nisi zyrtarisht më 10 tetor dhe afati i fundit për dërgimin e fotove është 20 tetori. Konkursi titullohet “Klasa më e buzëqeshur e Bullgarisë 2022 - e zgjuar, krijuese, e aftë” dhe mbahet në gjashtë kategori.
Organizatorët thonë se me shumë entuziazëm konkursit i bashkohen fëmijë nga i gjithë vendi. Ata vënë dashuri dhe shumë imagjinatë në fotot e tyre. Deri më tani morën pjesë rreth 1800 shkolla dhe kopshte. Fotot e grumbulluara me kalimin e kohës tregojnë buzëqeshjet e më shumë se 50 000 fëmijëve.
Përpilues: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë dhe në vendin tonë. Sportistët tanë edhe një herë dëshmuan se dinë të frymëzojnë dhe të ngjallin..
Organizata turistike "Caribrod" njofton bashkëqytetarët, vizitorët dhe turistët në territorin e komunës së Caribrodit se nisi nga puna aplikacioni i ri - "Go Dimitrovgrad". Këtë e bën të ditur portali multimedial në gjuhën bullgare dhe serbe FAR,..
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për kushtet dhe rendin e dhënies së vizave dhe përcaktimin e regjimit të vizave nga viti 2011. Me të, korniza rregullative sinkronizohet me kërkesat e procedurës së..
Komuna e Varnës organizon një festë për 150 vjetorin e lindjes së arkitektit të madh Dabko Dabkov (21 janar 1875 - 8 prill 1945). Përvjetori do të..
Më 25 janar 2025 mbushen 90 vjet nga krijimi i Radios Kombëtare Bullgare. Media jonë e feston përvjetorin me një sërë ngjarjesh. Në një transmetim..