Para seancës së parë të Kuvendit të Ri, presidenti Rumen Radev tha se pret që partitë të fokusohen në problemet reale të bullgarëve si varfëria, rritja e çmimeve dhe buxheti. Sipas fjalëve të tij është poshtëruese që të mos ftohet ambasadori rus dhe ai i Bjellorusisë në seancën e parë të Legjislaturës së 48-të të Kuvendit Popullor.
Presidenti theksoi se nëse nuk formohet qeveria, nuk do të ketë parlament dhe meqenëse modeli kushtetues bullgar varet tërësisht nga parlamenti, do të ketë zgjedhje të reja. Deklarata u bë gjatë kremtimit të 110 vjetorit të krijimit të aviacionit ushtarak bullgar. Radev theksoi se në konsultimet me partitë do të pyesë se çfarë avionësh do të ketë vendi për të mbrojtur qiejt e tij në kushtet e luftës në Evropë.
Formimi i shumicës është një detyrë mjaft sfiduese në një parlament shumë të fragmentuar. Më vjen mirë që KuvendiPopullor po fillon të punojë, tha presidenti Rumen Radev në fillim të takimit me përfaqësuesit e GERB-SDS në Presidencë. Gjatë..
Turqit dhe grekët duan më shumë pika kalimi përgjatë Vijës së Gjelbër në Qipro Partitë politike greke qipriote dhe turke qipriote u kanë bërë thirrje liderëve të tyre që të hapin më shumë pika kalimi përgjatë Vijës së Gjelbër që ndan Qipron për..
Pasi për të njëmbëdhjetën herë ia dolën të zgjedhin kryetaren e Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor në personin e Natalija Kisellovës, të propozuar nga “BSP – E majta e Bashkuar”, deputetët votuan për zgjedhjen e nënkryetarëve të..