Pak ditë më parë në Radomir u mbajt për vitin e radhës Festa e Bozës. Ky qytet, i cili ndodhet më pak se 50 kilometra në jugperëndim të Sofjes, njihet mbi të gjitha për pijen ballkanike të përgatitur me mjeshtëri, e njohur dhe e dashur pothuajse në të gjitha vendet e rajonit. Muzeu Etnografik vendas prezantoi prodhimin e bozës, ashtu siç përgatitet prej shekujsh, dhe banorët vendas ofruan gjellët dhe punimet e tyre artizanale në shesh. Festa u dha mundësi grupeve amatore nga Radomiri dhe fshatrat përreth të hedhin valle popullore, në të cilën u përfshinë edhe mysafirët e qytetit.
Foto: Vlladimir Vlladimirov
Këtë dimër filloi me mot jashtëzakonisht të ngrohtë, por ndërsa ende nuk ka dëborë në rrafshinat e ulëta, në shpatet më të larta të maleve situata është krejt e ndryshme. Në saj të kësaj në disa pushimore sezoni i skive u hap zyrtarisht ditë më parë...
Edhe qytezat e Krishtlindjes sjellin gëzim dhe atmosferë festive... Foto: Krasimir Martinov
Reshjet e dendura të borës dhe erërat e forta uragane më 25 dhe 26 nëntor e ndërlikuan situatën në mbarë Bullgarinë. Gjysmë milion familje kanë mbetur pa energji elektrike, në disa vende ka pasur edhe ndërprerje të furnizimit me ujë. Për..