Presidenti i Armenisë Vahagn Haçaturjan është duke bërë një vizitë shtetërore me ftesë të kolegut të tij bullgar Rumen Radev. Kjo është vizita e parë e një presidenti armen në Bullgari që prej 14 vitesh e këtej dhe bëhet në kuadër të 30-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve. Gjatë takimit të dy krerët e shteteve theksuan si prioritet në marrëdhëniet dypalëshe nxitjen e bashkëpunimit ekonomik dhe partneritetit ndërmjet përfaqësuesve të biznesit nga Bullgaria dhe Armenia.
Radev dhe Haçaturjan theksuan marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe në frymën e miqësisë së ngushtë, besimit dhe respektit, bazuar në ndërveprimet shekullore historike, kulturore dhe shpirtërore midis popujve të dy vendeve. “Komuniteti armen në Bullgari, rolin e të cilit në shoqërinë tonë ne e vlerësojmë shumë, nuk është vetëm një lidhje e fortë midis vendeve tona, por është gjithashtu një simbol i solidaritetit, miqësisë dhe ndjeshmërisë”, tha presidenti bullgar. Presidenti Haçaturjan shprehu mirënjohjen për popullin bullgar për mbështetjen e komunitetit armen në vendin tonë për të ruajtur identitetin e tij kulturor.
Në kuadrin e vizitës u nënshkrua një Protokoll për themelimin e Dhomës Armeno-Bullgare të Tregtisë dhe Ekonomisë.
Anija kërkimore bullgare "Shën Kirili dhe Metodi" (NIK 421) do të pritet sot solemnisht në stacionin detar në Varna. Moti i keq ka vonuar udhëtimin dhe anija pritet të ankorohet në port rreth orës 16:00 të ditës së sotme, në vend të orës..
Reshjet e borës dhe erërat e forta gjatë orëve të natës në Bullgarinë Verilindore shkaktuan ndërprerje të energjisë elektrike në mbi 100 vendbanime në rajonet Ruse, Silistra, Shumen, Tërgovishte, Dobriç dhe Varna. Erërat e uraganit rrëzuan një..
Të premten , vranësirat do të shtohen përsëri, por pothuajse nuk do të ketë reshje. Në mbrëmje do të ketë reshje shiu në vende të izoluara në Bullgarinë Lindore, ndërsa natën e së shtunës në pjesën tjetër të vendit. Temperaturat minimale do të..
Çmimet e banesave në BE janë rritur me 4,9% në tremujorin e katërt të 2024, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, sipas të dhënave të..
Palombarë anëtarë të Shoqatës Jofitimprurëse "Miqtë e Detit - Burgas" përshkruan dhe shënuan në një hartë vendet më interesante dhe më të vizituara..