Kuvendi i 48-të Popullor u hap me një mbledhje solemne në prani të tre presidentëve, ambasadorëve dhe politikanëve të dikurshëm dhe aktualë. Sipas traditës, një fjalim të shkurtër mbajti deputeti më i moshuar - Vezhdi Rashidov nga GERB-SDS, i cili u bëri thirrje kolegëve të tij për të qenë të përgjegjshëm. Ai vuri në dukje se rruga më e lehtë është agresioni dhe mohimi, por nënvizoi se agresioni lind vetëm agresion. " E dimë gjithashtu se të zhytur në kriza dhe probleme të përditshme shpesh humbasim drejtimin”, shtoi doajeni i Parlamentit.
Përfaqësuesit e popullit u betuan se do të respektojnë Kushtetutën dhe ligjet e vendit dhe do të udhëhiqen nga interesat e popullit në të gjitha veprimet e tyre, më pas dëgjuan himnet e Republikës së Bullgarisë dhe të Evropës. Deputetët e partisë “Vëzrazhdane” u ulën kur filloi “Oda e Gëzimit”.
E ndërsa në Kuvend përfaqësuesit e të gjitha grupeve parlamentare mbajnë fjalimet e tyre, rreth godinës janë mbledhur dy grupe protestuesish.Vota për mocionin e pestë të mosbesimit ndaj qeverisë së Kryeministrit Rosen Zheljazkov do të mbahet të enjten, më 18 shtator, në orën 16:45. Kjo u njoftua pas përfundimit të debateve që zgjatën më shumë se shtatë orë sot, 17 shtator, nga..
Në lidhje me një video të publikuar në YouTube me titullin "Skemat bullgare me armë (njeriu nga brenda)", menaxhmenti i VMZ-Sopot - ndërmarrja më e madhe ushtarake shtetërore në vendin tonë, deklaron se informacioni i paraqitur në video nuk..
Presidenti Rumen Radev ka hedhur poshtë propozimin e qeverisë për të emëruar Denjo Denev si kryetar të Agjencisë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare. Aktualisht Denev është i emëruar përkohësisht në këtë pozicion. Sipas Radev, koalicioni i shërben..
Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 10 deri në 15°C, ndërsa në Sofje rreth 11°C. Në orët e para të mëngjesit , në disa zona të..
Përveç përdorimit të fondeve evropiane, përshpejtimi i zhvillimit të objekteve kyçe infrastrukturore mund të arrihet edhe përmes mekanizmave të..
Deri në fund të vitit priten pagesa e dytë dhe e tretë nga Plani për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri, konfirmoi zëvendësministri i financave, Metodi..