Konsumi i energjisë elektrike në Ukrainë po kufizohet sot për herë të parë, për shkak të sulmeve ruse me raketa dhe dronë që shkatërruan një pjesë të termocentraleve të saj, njoftuan përfaqësuesit e qeverisë dhe operatori i energjisë elektrike “Ukrenergo”. Ndriçimi i rrugëve gjithashtu do të jetë i kufizuar dhe banorëve u kërkohet të mbajnë në minimum konsumin e energjisë elektrike. Përndryshe, mund të arrihet te vendosja e regjimit të energjisë elektrike, paralajmëroi një këshilltar i presidentit. Ndërprerjet në furnizimin me energji janë për shkak të sulmeve të shpeshta me raketa dhe dronë nga pala ruse kundër objekteve të energjisë elektrike dhe infrastrukturës ukrainase. Edhe sot, sulmet ruse kundër këtyre vendeve po vazhdojnë. Për shkak të kundërofensivës ukrainase ndaj Hersonit, presidenti rus Vladimir Putin shpalli gjendje ushtarake në territorin e aneksuar. Po zhvillohet evakuimi i rreth 60 000 banorëve nga rajoni.
Në të njëjtën kohë, Kievi e akuzoi Iranin për furnizimin e Rusisë me dronë dhe i dërgoi një notë zyrtare Izraelit duke kërkuar furnizime të menjëhershme të mbrojtjes ajrore dhe bashkëpunim në këtë sektor. Nga ana e vet Izraeli njoftoi se po e zbut politikën e tij të mosndërhyrjes në konflikt dhe i ofroi Ukrainës mbështetjen e vet në zhvillimin e një sistemi paralajmërimi për sulm ajror.
Moska deklaroi se do të rishqyrtojë bashkëpunimin me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres nëse ai dërgon ekspertë në Ukrainë për të inspektuar dronët kamikaze që fuqitë perëndimore thonë se janë prodhuar në Iran dhe Moska i përdor në kundërshtim me një rezolutë të OKB-së.Paraditen e së premtes dukshmëria do të jetë e reduktuar vende-vende në fusha, lugina dhe përreth pellgjeve. Temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në 4°, në Sofje rreth 1°. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira..
Në një konferencë të jashtëzakonshme në Këshillin e Ministrave, zëvendëskryeministri dhe ministër i inovacionit dhe rritjes Tomisllav Donçev njoftoi se javën e ardhshme qeveria do të njoftojë se cilët nga projektet në kuadër të Planit të Rimëkëmbjes..
Para fillimit të Samitit të jashtëzakonshëm të BE-së, kryeministri Rosen Zheljazkov deklaroi se Bullgaria do të propozojë që fondet e pashpenzuara dhe të paabsorbuara nga Plani Kombëtar i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, të shfrytëzohen për mbrojtje..
Aktualisht, nuk ka asnjë mundësi rregullative për Bullgarinë që të ridrejtojë fondet nga Plani Kombëtar i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë për mbrojtjen..
Tre shtetas bullgarë u shpallën fajtorë për spiunim për Rusinë në Mbretërinë e Bashkuar, njofton BGNES. 33-vjeçarja Katrin Ivanova, 30-vjeçarja Vanja..
Në “Asics Arena” në Sofje do të mbahet sot turneu “Ti je fituesi”. Ngjarja mbahet nën patronazhin e presidentit Rumen Radev dhe është për një qëllim..