Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Studiuesit bullgarë nga dhjetë vende paraqesin rrugët bullgare në një atlas letrar

Foto: Instituti Bullgar i Kulturës në Berlin

Studiuesit e gjuhës bullgare nga dhjetë universitete evropiane krijuan një atlas letrar "Bullgaria piktoreske. Rrugët shumëgjuhëshe”. Përveç shkencëtarëve të afirmuar nga Athina, Varshava, Venecia, Vjena, Lubjana, Plovdivi, Shën Petersburgu, Sofja, Strasburgu dhe Heidelberg, ekipi ndërkombëtar përfshin studentë dhe doktorantë që studiojnë gjuhën dhe kulturën bullgare.

Përmes nëntë gjuhëve të punës të ekipeve, janë renditur 14 udhëtime të veçanta letrare dhe atlasi informon për secilin prej tyre, duke e hartuar udhëtimin dhe duke ofruar lexime të diskurseve të zgjedhura letrare. Janë përfshirë tekste me shtrirje të gjerë kronologjike – që nga Mesjeta, si  “Lëvdimi për Patriarkun Evtimi” deri te “Përralla me gjemba” /nga Petar Dellçev/; nga lirika e rilindësit Petko Sllavejkov, duke kaluar përmes veprave të klasikëve tanë të shquar si Pejo Javorov dhe Jordan Jovkov deri te veprat e autorëve bashkëkohorë vendas si poetët Ivan Canev, Ekaterina Josifova, Ivan Teofillov, Rumen Leonidov, shkrimtari Georgi Gospodinov e të tjerë.

Atlasi do të prezantohet më 21 tetor në orën 19:00 në Institutin Bullgar të Kulturës në Berlin.

Përpiloi: Elena Karkallanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ekspozita “Ëndërr mes fjalësh” e artistes Enxhi Tufa

Arti ka ekzistuar gjithmonë si një formë e të shprehurit përmes të cilit mund të shpalosim botën tonë të brendshme. Këtë ka bërë edhe artistja me origjinë bullgare Enxhi Tufa, e cila përmes ekspozitës së saj “Ëndërr mes fjalësh” ka shprehur vetveten,..

botuar më 24-06-03 9.30.PD

“Bliri i Artë" bashkon 50 filma nga 18 vende në Stara Zagora

Nga data 1 deri më 5 qershor në Stara Zagora po mbahet edicioni i 11-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për Kinemanë e Re Evropiane “Bliri i Artë”. Do të shfaqen 50 filma nga 18 vende, duke përfshirë filma të regjisorëve Nuri Bilge Ceylan,..

botuar më 24-06-02 7.15.PD

Summer Vibes Festival viziton sërish Vidinin

Qyteti Vidin për të pestin vit radhazi është nikoqir i Summer Vibes Festival. Në datat 1 dhe 2 qershor pranë kalasë “Baba Vida” (“Gjysha Vida”) , fëmijët do të zbulojnë një mënyrë më të shëndetshme dhe jo më pak interesante për t'u..

botuar më 24-06-01 7.45.PD