Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Eurofighters spanjolle do të ruajnë qiellin bullgar

Foto: EPA/BGNES - arkiv

Avionët Eurofighter të Forcave Ajrore të Mbretërisë së Spanjës do të mbërrijnë në vendin tonë për të mbrojtur hapësirën tonë ajrore në një mision të përbashkët me Forcat Ajrore Bullgare, njoftoi ministri i mbrojtjes Dimitër Stojanov. Ai saktësoi se avionët do të jenë deri në tetë dhe do të qëndrojnë në territorin tonë nga 1 nëntori deri më 23 dhjetor të këtij viti. Ky është një tjetër mision i Policimit Ajror të intensifikuar, siç kryhen që nga viti 2016, theksoi ministrja. Mbajtja e përbashkët e detyrës tashmë është praktikuar si me Spanjën, ashtu edhe me Italinë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Transporti publik në Sofje do të bllokohet më 14 maj para mesditës

Punonjësit e transportit publik të Sofjes njoftuan një protestë të mërkurën, më 14 maj. Disa ditë më parë, kryetari i bashkisë së Sofjes, Vasill Terziev, tha se ka indikacione se transporti publik do të bllokohet nga ora 4:00 deri në orën 8:00..

rinovuar më 25-05-13 5.23.MD
Natalija Kisellova

Parlamenti nuk do ta shqyrtojë kërkesën e presidentit për referendum mbi euron

Kryetarja e Parlamentit, Natalija Kisellova, ia kthen kërkesën për referendum mbi euron Presidentit Rumen Radev, raportoi NOVA. Burime të BNR-së e konfirmuan informacionin. Kështu, Asambleja Kombëtare nuk do ta shqyrtojë propozimin e presidentit..

rinovuar më 25-05-13 4.12.MD
Krasimir Vëllçev

Mësimi i lëndës "Fe dhe Virtyte" ka një funksion edukativ

Arsyeja kryesore për mësimin e lëndës "Feja dhe Virtytet" është forcimi i funksionit edukativ të shkollës. Sipas fjalëve të Ministrit të Arsimit Krasimir Vëllçev, "ky do të jetë një orë mësimore për edukimin në mirësi". Duke folur për Televizionin..

botuar më 25-05-13 12.02.MD