Më shumë se 800 mësues bullgarë të shkencave natyrore janë trajnuar në CERN gjatë 14 viteve të fundit, raportoi Svezhina Dimitrova, drejtore e Observatorit të Planetariumit të Varnës. Ekipi i observatorit ishte i pari që kontaktoi me Organizatën Evropiane për Kërkime Bërthamore në 2008. Bullgaria është e para në Evropë për nga numri i mësuesve që kanë kaluar trajnimin njëjavor.
Këtë vit, dy grupe mësuesish nga mbarë vendi e vizituan CERN-in, tha Dimitrova pasi u kthye nga Zvicra. Gjatë trajnimit, mësuesit patën mundësinë të shohin tre detektorë të CERN-it, në të cilët lindin grimca të reja, karakteristikat e të cilave po studiojnë shkencëtarët.
Është në zhvillim e sipër “Portali i Shkencës në CERN”, i cili do të japë informacion për aktivitetet e organizatës dhe projektet mbi të cilat ajo po punon. Në vitin 2023, një qendër e re arsimore do të hapet në CERN, e cila do të lejojë që më shumë nxënës, studentë dhe mësues nga e gjithë bota të mbërrijnë në Zvicër.
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: cernandsocietyfoundation.cern
Ideja e një referendumi për euron mbështetet nga 63.3% e bullgarëve kundrejt 35.3% që janë "kundër". Kjo tregohet nga një sondazh i pavarur nga agjencia sociologjike "Mjara", i kryer midis 10 dhe 13 majit midis 803 personave dhe që përfaqëson..
Nga frika e votës së qytetarëve bullgarë në një referendum mbi gatishmërinë e Bullgarisë për të futur euron në vitin 2026, sot shumica e re në Parlament shkeli Kushtetutën dhe ligjet, duke përdorur kryetarin e Asamblesë Kombëtare. Kështu shkroi..
Shumica qeverisëse e mbështet fuqishëm qeverinë dhe ka parakushte për një qeverisje për një mandat të plotë katërvjeçar. Kjo u njoftua nga Kryeministri Rosen Zheljazkov pas një takimi të Këshillit të Përbashkët të Menaxhimit. Në takim u diskutua..
Mbi 2200 fëmijë nga e gjithë Bullgaria, Bosnja e Hercegovina, Kosova, Moldavia, Republika e Maqedonisë së Veriut, Serbia, Mali i Zi, Ukraina po marrin..
Në prag të 1 Qershorit - Ditës së Fëmijëve, UNICEF dhe Instituti Kombëtar i Statistikave prezantojnë "Fëmijët në Bullgari: Të dhëna dhe tendenca kryesore..