Nga data 19 deri më 23 tetor, Frankfurti pret Panairin tradicional Ndërkombëtar të Librit, i konsideruar si panairi më i madh i librit në botë. Në edicionin e sivjetshëm marrin pjesë 7500 ekspozues dhe pritet që deri në fund të javës veprimtaria të frekuentohet nga 285 000 profesionistë të industrisë.
Bullgaria këtë vit përfaqësohet nga mbi 150 shtëpi botuese. Vizitorët në stendën bullgare B88, që ndodhet në sallën 4.0, mund të njihen me shembujt më të mirë të letërsisë sonë klasike dhe moderne. Prezantohen mbi 300 tituj, duke përfshirë librat e dekoruar dhe të nominuar të dy viteve të fundit.
Të dielën (23.10) në orën 11.30, përfaqësuesit e Shoqatës “Libri Bullgar”, e cila është organizatore e pjesëmarrjes sonë, do të takojnë fëmijët e shkollave bullgare në Frankfurt dhe Mainz, ndërsa aktiviteti do të mbyllet me një lexim letrar në kuadër të fushatës #Kauza Shkollim.
“Aty ku ka bullgarë, ka edhe libër, gjuhë dhe kulturë bullgare. Besoj se të dhënat alarmante të viteve të fundit në lidhje me shkrim-leximin janë vetëm një pengesë e përkohshme që mund të kapërcehet duke ndezur dashurinë për leximin, si dhe me programin kombëtar # Kauza Shkollim” – tha në hapjen e forumit kryetarja e Shoqatës “Libri Bullgar”, Desisllava Aleksieva.
Në kuadër të panairit në Frankfurt ka mundësi edhe për takime mes profesionistëve bullgarë dhe të huaj në fushën e botimit të librave. Pjesëmarrësit në forum diskutojnë çështje që lidhen me të drejtën e autorit në internet, punën me bibliotekat dhe lexuesit, nismat legjislative të BE-së dhe e fundit por jo më pak e rëndësishme - TVSH-në zero për librat, e cila u rekomandua nga Direktiva e Komisionit Evropian në fillim të këtij viti.
Përpilues: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: Facebook /@BulgarianBookAssociation, ЕPA/BGNES
"Njeriu që nuk mund të heshtte më" është një bashkëprodhim me pjesëmarrje bullgare, i nominuar për Oscar. Ai u krijua në bashkëprodhim me Katja Triçkova nga Contrast Films dhe ka një shans për të fituar në kategorinë për filmin më të mirë të..
Filmi bullgar "Mos i mbyll sytë" u dallua me pesë çmime në Festivalin e Filmit të Krishterë(Christian Film Festival) në SHBA, njoftoi BTA, duke cituar producentët. Filmi u dallua për veprën më të mirë artistike, producent më të mirë - Bogdan Darev,..
Lidhja mes Bullgarisë, "Mustaqet e Dalí" dhe Picassos është një temë që mund të mbetet gjerësisht e diskutuar për vitet e ardhshme, e ndoshta edhe për dekadat e ardhshme. Arsyeja për këtë nuk lidhet me teknologjitë e reja dhe inteligjencën artificiale,..