Një medalje ari dhe dy argjendi është bilanci i Bullgarisë nga Kampionati Evropian i Boksit në qytetin malazez të Budvës. Sevda Asenova fitoi titullin në kategorinë deri në 48 kg, duke mundur italianen Roberta Bonatti. Bullgarja tregoi një nivel të jashtëzakonshëm dhe shtoi një medalje të tretë të artë evropiane në koleksionin e saj të nderimeve.
Venelina Poptoleva dhe Svetllana Kamenova nuk patën të njëjtin fat dhe mbetën në vendin e dytë. Në finale në kategorinë deri në 52 kg Poptoleva humbi nga ukrainasja Tetiana Kob, ndërsa në kategorinë 57 kg Kamenova nuk arriti të triumfojë ndaj Irma Testa nga Italia.Kampioni olimpik, botëror dhe evropian, Karllos Nasar, u përzgjodh në mesin e dhjetë sportistëve më të mirë në edicionin e 51-të të sondazhit të BTA “Sportisti i Ballkanit” për vitin 2024. Agjencitë kombëtare të Bullgarisë, Greqisë, Rumanisë, Turqisë,..
Karlos Nasar u shpall zyrtarisht peshëngritësi më i mirë në botë për vitin 2024. Gjatë këtij viti, me rekordet e tij të përmirësuara olimpike dhe botërore, peshëngritësi bullgar u bë kampion evropian, bote dhe olimpik. “Kam marrë një çmim tjetër që e kam..
Sportistja e njohur Stefka Kostadinova u zgjodh nga Komiteti Olimpik Bullgar për të përfaqësuar Bullgarinë në ekspozitën fotografike "Gratë dhe sporti në BE", që u hap në Parlamentin Evropian në Bruksel. Ekspozita prezanton atlete ikonike femra..