Të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave për eksportet bullgare deri në gusht tregojnë se Ukraina ngjitet nga vendi i tetë në vendin e tretë në mesin e partnerëve tanë tregtarë jashtë BE-së, duke zhvendosur SHBA-në, raportoi gazeta "Kapital". Në bazë vjetore, eksportet drejt Ukrainës u rritën me mbi 130% dhe arritën në 1.196 miliardë leva /610 milionë euro/. Kërcimi është kryesisht për shkak të eksportit të lëndëve djegëse dhe më konkretisht të gazit. Në tetë muajt e parë, në terma monetarë, eksporti i gazit është rritur nga 1,5 milionë leva /770 mijë euro/ në vitin 2021 në afro 700 milionë leva /358 milionë euro/ këtë vit. Rritja erdhi si pasojë e rritjes së vëllimit dhe çmimeve më të larta. Llojet e ndryshme të karburanteve përbëjnë pothuajse tre të katërtat e eksporteve në Ukrainë në tetë muajt e parë të 2022-ës.
Deri në fund të shtatorit, Bullgaria do të marrë 8 avionë luftarakë F-16 Block 70, tha për televizionin Nova ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Dy gjuajtësit e parë priten në fund të marsit, 3 të ardhshëm në mes të vitit dhe 3 në fund të shtatorit...
Për herë të parë, Chef's Food Park do të mbahet në Stara Zagora si pjesë e edicionit të tretë të Forumit Kombëtar të Kuzhinës " Chef's Secrets - Evolucioni i Shijes" 2025, transmeton BTA. Gjatë fundjavave, 8 dhe 9 shkurt, qyteti nën pemët e blirit, siç..
Për të 13-tin vit radhazi, prodhuesit e verës nga rajoni i Mellnikut do të prezantojnë më të mirën e prodhimit të tyre në Festivalin e Verës së Mellnikut “Rrushi i Artë”, transmeton BTA. Festivali tradicional i verës do të mbahet në Mellnik më 8 dhe 9..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..