DPS qëndron pas idesë për të kërkuar mundësi për të krijuar një shumicë ideologjikisht homogjene euroatlantike. Këtë e bëri të ditur nënkryetari i DPS-së dhe i Kuvendit Popullor, Jordan Conev, pas takimit me grupin e kontaktit, të formuar nga GERB, për krijimin e qeverisë.
“Qëndrimi ynë është se zgjidhja e problemeve të popullit kalon përmes zgjidhjes së krizës politike, ndërsa zgjidhja e krizës politike kalon përmes formimit të shumicës dhe qeverisë. Ne mendojmë se kjo shumicë duhet të jetë euroatlantike, sepse aty janë mjetet me të cilat ne mund t'i zgjidhim problemet e sigurisë dhe ekonomisë", tha Conev. Ai po ashtu tha se po të mos formohet një shumicë e qëndrueshme e cila të marrë përgjegjësi për politikat në buxhet, nuk duhet të miratohet buxhet, sepse në këtë mënyrë do të cenohet stabiliteti financiar.Kryeministri Rosen Zheljazkov do të marrë pjesë më 19 shkurt në takimin e dytë të jashtëzakonshëm për Ukrainën, të organizuar nga presidenti francez Emmanuel Macron, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Bullgaria mori një ftesë nga Pallati Elysee..
Deri në 6.4 miliardë leva (3.3 miliardë euro) është deficiti i planifikuar për vitin 2025, që është 3% e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Pjesa e shpenzimeve nuk do të kalojë 40 për qind të PBB-së. Projektbuxheti përfshin programin e investimeve..
Sot në qendër të Sofjes do të mbahet një ceremoni përkujtimore për të shënuar 152 vjetorin e vdekjes së Vasill Levskit . Ceremonia para Monumentit të Apostullit të Lirisë do të fillojë në orën 18:00. Qytetarët do të kenë qasje në zonën e..
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në..
Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në..