Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shqetësime për buxhetin për shkak të pasigurisë politike në Bullgari

Foto: Qendra e Shtypit e Këshillit të Ministrave

Kryeministri Gëllëb Donev u takua sot me drejtuesit e organizatave sindikaliste dhe të punëdhënësve. Temat kryesore të diskutimeve ishin fondet në kuadër të programeve evropiane dhe Plani i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, si dhe buxheti për vitin 2023. Pjesëmarrësit në takim shprehën shqetësimet e tyre për vendimet populiste në këtë fushë, për të cilat ekziston rrezik për shkak të situatës së pasigurisë politike në vend.

Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit Popullor më 25 tetor, Ministrja në detyrë e Financave Rosica Vellkova do të shpallë tre versione të projektbuxhetit për vitin. Ajo do të dëgjohet nga deputetët me kërkesë të GERB dhe BSP.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 14 majin 2025

Gjatë natës , do të ketë reshje në zona të caktuara në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore, më intensive rreth dhe pas mesnatës në rajonin e maleve Rilla dhe Rodopet dhe përgjatë kreshtave perëndimore të malit Stara Pllanina. Do të ketë edhe..

botuar më 25-05-13 7.35.MD

Transporti publik në Sofje do të bllokohet më 14 maj para mesditës

Punonjësit e transportit publik të Sofjes njoftuan një protestë të mërkurën, më 14 maj. Disa ditë më parë, kryetari i bashkisë së Sofjes, Vasill Terziev, tha se ka indikacione se transporti publik do të bllokohet nga ora 4:00 deri në orën 8:00..

rinovuar më 25-05-13 5.23.MD
Natalija Kisellova

Parlamenti nuk do ta shqyrtojë kërkesën e presidentit për referendum mbi euron

Kryetarja e Parlamentit, Natalija Kisellova, ia kthen kërkesën për referendum mbi euron Presidentit Rumen Radev, raportoi NOVA. Burime të BNR-së e konfirmuan informacionin. Kështu, Asambleja Kombëtare nuk do ta shqyrtojë propozimin e presidentit..

rinovuar më 25-05-13 4.12.MD