“Nuk kemi shembuj të mirë për menaxhimin e krizave në vendin tonë nga ana e institucioneve. Shpesh përpjekjet për t’u marrë me pasojat e krizave kanë të bëjmë me ndjenjën për masa jo adekuate dhe ndarjen jo të drejtë të resurseve.” Këtë e thekson Dr.Ilina Naçeva, udhëheqëse e projektit kërkimor shkencor “Efektet social psikologjike të krizës së shkaktuar nga Covid-19”. Një ekip prej 9 studiuesish - psikologë dhe antropologë – punon mbi që prej një viti, duke studiuar tri grupe kryesore njerëzish - prindërit që punojnë të fëmijëve deri në moshën 12 vjeç, njerëzit që humbën punën ose ndryshuan punë për shkak të krizës dhe personat me sëmundje kronike të cilët në një mënyrë ose në një tjetër preken nga secila prej fazave të krizës. Hulumtimi kryhet përmes një sondazhi online, në të cilin mund të marrë pjesë çdokush duke plotësuar një anketë të veçantë në faqen e projektit në rrjetet social. Puna financohet nga Fondi i Kërkimeve Shkencore të Akademisë Bullgare të Shkencave.
“Në kuadër të punës shkencore realizuam 45 intervista me përfaqësues të tri grupeve që po studiojmë. Kemi të dhëna shumë të fundit dhe tani mund të përshkruajmë në përgjithësi se çfarë vështirësish hasim gjatë një krize” - thotë krye asistentja Dr. Cvetelina Pançelieva nga Instituti për Studimin e Popullsisë dhe Njeriut në Akademinë Bullgare të Shkencave:
“Të dhënat e deritanishme janë në dy kategori – e para bazohet në emocionet që ndjejnë njerëzit gjatë krizës së shkaktuar nga pandemia. Emocioni më i zakonshëm për të cilin flasin të gjithë pjesëmarrësit në intervista është frika. Sfondi emocional negativ mbizotëron në të tri grupet. Ata kanë nivele më të larta ankthi, stresi, trishtimi, por frika është e para. Kjo sigurisht nuk është befasi, por ne u befasuam nga fakti që njerëzit me sëmundje kronike shfaqën nivelet më të ulëta të frikës duke krahasuar tri grupet. Prindërit ishin më të shqetësuarit, sepse janë të vendosur në një situatë shumë atipike për ta, ku duhet të ndërthurin jetën profesionale me atë personale 24 orë shtatë ditë në javë dhe në prani të të gjithë anëtarëve të familjes. Në polin tjetër janë të sëmurët kronikë, të cilët kanë nivelet më të ulëta të frikës për shkak të një prej specifikave të tyre, dhe kjo është – përvoja shumë më e madhe dhe rezistenca ndaj krizave. Këta janë njerëz që janë përballur shumë vështirësi në jetën e tyre, përfshirë edhe në aspektin shëndetësor. Por për shkak të përvojës së tyre, ata në mënyrë kronike kanë më shumë strategji përballuese në kriza. Ajo që i shqetëson është mungesa ose informacioni kontradiktor që vjen nga kanale të ndryshme dhe pamundësia për të aksesuar mjekimin, gjë që në shumë prej rasteve të tyre është shpëtimtare.”
Vetë doktoresha Pançelieva, duke analizuar rezultatet e hulumtimit, mbetet e befasuar nga fakti se njerëzit që identifikohen në fusha të ndryshme të jetës, po ecin më së miri në krizën Covid-19. Jo kështu me ata që janë të fokusuar vetëm në karrierë ose vetëm në një profesion në qenien e tyre.
“Bullgarët që arrijnë të gërshetojnë identifikimin, përfshirjen, përkatësinë në aktivitete të ndryshme janë ata që në fakt arrijnë të përballen më mirë me krizën pandemike dhe në përgjithësi me krizat në jetën e tyre”, thotë Dr.Pançelieva në një intervistë për BNR – Radio Sofja.
Përpilues: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..
Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..
Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..
Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë..
Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori..
Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor..