Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 27 tetorin

Moti mbetet me diell dhe i ngrohtë

Foto: BGNES

Gjatë natës do të mbizotërojë mot i kthjellët dhe pothuajse i qetë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6° dhe 11°, në Sofje rreth 7°.

Ditën e enjte, 27 tetor, do të mbajë mot kryesisht me diell, me rritje të përkohshme të vranësirave kryesisht në zonat lindore. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veri-verilindor duke sjellë me vete edhe ajër të freskët. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 18° dhe 23°, në Sofje rreth 20°.

Në zonat malore do të mbizotërojë mot me diell. Do të fryjë erë mesatare nga verilindja. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 metrash do të jetë rreth 14°, në 2000 metra - rreth 8°.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Agjencia Ekzekutive për Promovimin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme

Bullgaria, Turqia dhe Rumania takohen në një forum biznesi në Burgas

Në Qendrën Ndërkombëtare të Kongreseve në Burgas zhvillohet sot një forum biznesi "Forcimi i lidhjeve ekonomike midis Bullgarisë, Turqisë dhe Rumanisë". Qëllimi kryesor i aktivitetit është stimulimi i marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike ndërmjet tre..

botuar më 25-03-14 6.05.PD

Parashikimi i motit për 14 marsin 2025

Ditën e premte do të jetë kryesisht me diell. Në Bullgarinë Veriperëndimore do të ketë vranësira më të theksuara dhe pasdite do të ketë reshje të shkurtra shiu. Do të fryjë erë mesatare, në zonat në veri të maleve dhe në Bullgarinë Lindore erë..

botuar më 25-03-13 7.35.MD

Gjykata e shpalli të paligjshme zgjedhjen e 16 deputetëve, partia “Veliçie” hyn në parlament

Gjykata Kushtetuese e shpalli të paligjshme zgjedhjen e 16 deputetëve. Vendimi është publikuar në faqen e institucionit. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese bën të qartë se pas rillogaritjes së rezultateve, partia “Veliçie” kalon barrierën prej 4 për qind..

botuar më 25-03-13 5.23.MD