Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në pritje të hapjes së Klubit Kulturor Maqedonas në Bllagoevgrad

| rinovuar më 22-10-27 11.15.PD
Radosllav Taskov
Foto: Radio Bllagoevgrad

Hapja e ardhshme e Klubit Kulturor Maqedonas më 30 tetor në Bllagoevgrad (Bullgaria Jugperëndimore) nuk duhet të provokojë tensione, tha për BNR Radosllav Taskov, kryetar i këshillit bashkiak të qytetit. Ai shpreson se pushtetarët në Maqedoninë e Veriut nuk do të lejojnë që klubi të provokojë tensione në marrëdhëniet me Bullgarinë.

Klubi financohet nga Lëvizja Ndërkombëtare Maqedonase për të Drejtat e Njeriut në Kanada. Është regjistruar në vitin 2019 nga “Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave Themelore Individuale të Njeriut”. Sipas Radio Bllagoevgrad, aktualisht ka një procedurë ligjore kundër regjistrimit.

Në mesin e të ftuarve në hapjen e klubit të quajtur "Nikolla Vapcarov" janë edhe nipat e poetit bullgar - Maja dhe Nikolla Vapcarovi. Ata theksuan për BNR se paraardhësi i tyre nuk është deklaruar maqedonas dhe se nuk ka asnjë lidhje me Maqedoninë e sotme të Veriut.

Ndërkaq, Kryetari i Bashkisë së Bllagoevgradit, Illko Stojanov, doli me qëndrim për hapjen e paralajmëruar të Klubit Kulturor Maqedonas në qytet. Ai theksoi sebashkia as e ka ndaluar dhe as lejuar këtë ngjarje private, ku kryebashkiaku nuk do të marrë pjesë.

Foto: BGNES

Bllagoevgrad ka pasur tradicionalisht marrëdhënie të mira me komunat në Maqedoninë e Veriut dhe po e ndërton këtë partneritet në frymën e drejtësisë dhe mirëkuptimit. Njerëzit në të dy anët e kufijve janë gjithashtu në marrëdhënie shumë të mira. Në qytetin e Bllagoevgradit ka pasur gjithmonë një frymë mikpritjeje dhe ai është një qendër e kulturave të ndryshme pa i kundërshtuar ato. Të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut janë të mirëseardhur në Bllagoevgrad, përderisa ata nuk e kthejnë qytetin tonë në fushë të opozitës, urrejtjes dhe shprehjes politike, thotë Stojanov.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fillon pranimi i dokumenteve në kuadër të iniciativës për kthimin e bullgarëve nga jashtë vendit

Në një takim pas mbledhjes së sotme të qeverisë, Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Borisllav Gucanov njoftoi se Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim që i jep start punës për kthimin e bashkatdhetarëve tanë që ndodhen jashtë vendit...

botuar më 25-09-17 2.03.MD

Shkolla e së dielës “Hristo Botev” në Tiranë tashmë është nën kujdestarinë e Ambasadës Bullgare

Viti i ri shkollor në Shkollën e së dielës “Hristo Botev” në Tiranë u hap në mënyrë solemne më 15 shtator , njofton Ambasada e Bullgarisë në Shqipëri përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në Facebook . “Për herë të parë, shkolla do të..

botuar më 25-09-17 12.48.MD

Ndryshimi i klimës ose faktorë të tjerë janë arsyet për një vit tjetër thatësire në vendin tonë

Të gjithë e dinë shprehjen ironike "dimri na habiti përsëri", të cilën, herë me buzëqeshje, herë me acarim, bullgarët e përsërisin pas reshjeve të para të dëborës dhe trazirave që pasojnë. Tani ndoshta ka ardhur koha për një parafrazim -..

botuar më 25-09-16 7.45.MD