Kuvendi Popullor udhëzoi qeverinë që nga 1 janari 2024 të përshpejtojë procesin e adoptimit të euros, me kursin 1.95583 leva për 1 euro. Me 157 vota “pro”, 28 “kundër” dhe 23 “abstenime”, deputetët e pranuan propozimin e koalicionit GERB-SDS. Vendimi udhëzon qeverinë dhe bankën qendrore - BNB që të përshpejtojnë konsultimet dhe negociatat me institucionet evropiane dhe me vendet e eurozonës për aderimin e Bullgarisë në monedhën e përbashkët.
Socialistët e BSP-së dhe partia “Vëzrazhdane” shprehën shqetësim se euro mund të mos pranohet me kursin aktual të euros ndaj levës, i cili u vendos me Bordin Monetar të BNB. Por në diskutim shumica e deputetëve në sallë i hodhën poshtë këto spekulime.
Në muajin dhjetor, 1 miliard leva (500 milionë euro) do t'i drejtojmë komunave për investime në kuadër të Planit Strategjik për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Zonave Rurale 2023-2027, kështu tha ministri i bujqësisë, Georgi Tahov, para mbledhjes..
Përfundoi pa konsensus mbledhja e sotme e Këshillit Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh, në të cilin u diskutua një projekt-dekret i qeverisë për rritjen e pagës minimale nga 933 leva /477,04 euro/ në 1077 leva /550,66 euro/ nga 1 janari 2025...
Terminali i gazit të lëngshëm natyror në Aleksandrupolis, në të cilin Bullgaria është bashkë-aksionare, tashmë kontribuon në konkurrencën jo vetëm të Greqisë dhe Bullgarisë, por edhe të të gjithë rajonit. Kështu tha ministri në detyrë i energjetikës,..