Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rusia sulmoi me raketa qytetet ukrainase

Foto: Pexels

Ditën e hënë filloi me një tjetër sulm masiv me raketa ruse në qytetet e Ukrainës. Të paktën dhjetë sulme u kryen kundër kryeqytetit Kiev. Shpërthime u dëgjuan në rajonet Harkiv, Krivoj Rog, Zaporozhie, Çerkask dhe Vinice, transmeton UNIAN.

Kjo ndodhi pas një sulmi me dronë ndaj anijeve ruse në portin e Sevastopollit, për të cilin pala ruse fajësoi Ukrainën. Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, Igor Konashenkov, në përgatitjen e sulmit morën pjesë specialistë britanikë që trajnuan ushtarakët e Qendrës Speciale të 73-të të Ukrainës për Operacione Detare. Sipas Moskës, e njëjta ndarje qëndron pas shpërthimit të gazsjellësve “Rryma Veriore 1” dhe “Rryma Veriore 2” më 26 shtator, njoftoi korrespondenti ynë Angel Grigorov nga Moska. Londra i mohoi këto akuza.

Pas këtij sulmi Rusia lajmëroi OKB-në se po pezullon zbatimin e marrëveshjes së grurit për një periudhë të pacaktuar kohore dhe kërkoi që një mbledhje e Këshillit të Sigurimit të OKB-së të thirret më 31 tetor.

Ndërkohë, Ukraina, Turqia dhe OKB-ja  ranë dakord për një plan për të lëvizur 16 anije përgjatë Korridorit Humanitar Detar të Detit të Zi më 31 tetor, si pjesë e Iniciativës së Drithërave  përmes Detit të Zi. 6 anije me mbi 186 mijë tonë drithë për Holandën, Britaninë e Madhe, Algjerinë, Xhibutin, Egjiptin dhe Turqinë u nisën të hënën në mëngjes nga 3 portet e Ukrainës, njoftoi Reuters.

Më shumë se 200 anije mallrash janë praktikisht të bllokuara për shkak të refuzimit të Rusisë për të përmbushur marrëveshjen për eksportin e grurit nga portet e Ukrainës, njoftuan nga Kievi.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pamje nga fshati Shiroka Llëka (Bullgaria Jugore)

Parashikimi i motit për 18 shkurtin

Të martën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°. Në Sofje do të jetë rreth minus 5°. Gjatë 24 orëve të ardhshme në pjesën më të madhe të vendit moti do të jetë i ftohtë, me vranësira dhe me reshje bore, ndërsa në zonat ekstreme..

botuar më 25-02-17 7.40.MD

Aeroporti i Sofjes do të mbajë emrin e Apostullit të Lirisë – Vasill Levski

Në prag të festimeve në kujtim të Apostullit të Lirisë Vasill Levski , presidenti Rumen Radev zyrtarisht e emëroi Aeroportin e Sofjes “Vasill Levski” - Sofje, njoftoi Sekretariati për shtyp i kreut të shtetit. Sipas Kushtetutës, kreu i shtetit..

botuar më 25-02-17 6.23.MD

KE mbyll procedurën penale kundër Bullgarisë lidhur me planet e menaxhimit të rrezikut nga përmbytjet

Komisioni Evropian vendoi të mbyllë procedurën e ndëshkimit për mospërmbushjen e detyrimeve të Bullgarisë për të rishikuar dhe përditësuar Planet e Dyta të Menaxhimit të Rrezikut të Përmbytjeve dhe Planet e treta të Menaxhimit të Baseneve Lumore. Në..

botuar më 25-02-17 5.08.MD