Në javët e ardhshme, Bullgaria do të shpallë një procedurë për zgjedhjen e një furnizuesi të karburantit bërthamor. Aktualisht, dy kompani shprehën dëshirën për të marrë pjesë – ajo amerikane “Westinghouse” dhe ajo franceze “Framatom”. Këtë e tha ministri i energjetikës Rosen Hristov gjatë vizitës së tij në Centralin Atomik Elektrik “Kozlloduj”.
“Furnizimet ruse janë në pikëpyetje. Prandaj jemi të fokusuar tërësisht në burimet evropiane dhe amerikane të derivateve dhe presim që së shpejti të nënshkruhen kontratat”, theksoi Hristov.
Ai tha se pritet që blloku i VI i centralit të rifillojë nga puna deri në fund të kësaj jave. Blloku u ndalua pasi pas një riparimi u zbulua një rrjedhje hidrogjeni nga sistemi i ftohjes së gjeneratorit të njësisë, e cila nuk kërcënonte sigurinë bërthamore.
Ministri i Jashtëm Georg Georgiev u takua me kryemyftiun Dr. Mustafa Haxhi, njoftoi BTA. Georgiev theksoi rolin e rëndësishëm të liderëve të denominimeve fetare në Bullgari në ruajtjen e modelit unik të bashkëjetesës paqësore, tolerancës dhe unitetit në..
Paraditen e së martës do të ketë ulje të dukshmërisë në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell...
Ministri i energjisë Zheço Stankov ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në Forumin e gjashtë Delphi në Uashington. Programi i tij përfshin pjesëmarrjen në një diskutim të nivelit të lartë për hartën e re të diplomacisë..
Një takim befasues, unë personalisht mendoj se duhet të zhvillohet me të gjithë liderët brenda BE-së dhe Britanisë së Madhe. Nënpresidentja Ilijana Jotova e..
Qytetet e Sofjes, Roterdamit dhe Cascais do të garojnë për titullin "Kryeqyteti Evropian i Demokracisë" në vitin 2026. Zgjedhjet do të zhvillohen deri më 12..