Në Ditën e të Vdekurve, më 5 nëntor, përpara Mauzoleumit Ushtarak në varrezat qendrore të Sofjes do të nderohet kujtimi i ushtarëve të rënë bullgarë, njoftoi Sekretariati për Shtyp i Presidencës. Kreu i shtetit Rumen Radev do të marrë pjesë në ritualin ushtarak – përkujtimor.
Pak më vonë, në varrezat ushtarake bullgare në fshatin Capari, Republika e Maqedonisë së Veriut do të mbahet rituali tradicional ushtarak-kishtar. Në të do të marrë pjesë nënpresidentja Ilijana Jotova. Varrezat u krijuan gjatë Luftës së Parë Botërore, kur aty u varrosën 214 ushtarë dhe oficerë bullgarë dhe është varreza e parë ushtarake bullgare e restauruar në territorin e Maqedonisë së Veriut. Në oborrin e kishës “Shën Gjergi” janë shtatë monumentet e oficerëve bullgarë të varrosur aty. Ato janë një nga të paktat e ruajtura nga mijëra monumentet e oficerëve bullgarë në territorin e sotëm të Maqedonisë së Veriut.
Para ceremonisë përkujtimore, në Konsullatën e Përgjithshme Bullgare në Manastir, Ilijana Jotova do të marrë pjesë në hapjen e ekspozitës “125 vjet përfaqësim diplomatik bullgar në Manastir” dhe në prezantimin e librit “Dosja Galiçica dhe fati i prishur i Pande Eftimov”.Nga zgjedhja e kryetarit të Kuvendit Popullor varen dy procedura shumë të rëndësishme. Para gazetarëve nënkpresidentja Ilijana Jotova vuri në dukje se nëse zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor, do të mund të shqyrtohet buxheti i shtetit dhe..
Afati për të penguar mundësinë që Borisllav Sarafov të marrë postin e kryeprokurorit skadon, si dhe për votimin e buxhetit, tha për BNT Ivajllo Mirçev nga "Bullgaria Demokratike". Ai theksoi se partia do të veprojë me përgjegjësi ndaj votuesve..
Gjatë natës , vranësirat do të lëvizin me shpejtësi nga perëndimi. Të premten në vend do të mbizotërojë mot i vranët. Që para mesditës në Bullgarinë Perëndimore do të fillojë të bjerë shi, ndërsa në malet mbi 1600 m do të bjerë borë. Era do..
GERB-SDS tërhoqi nominimin për kryetar të Kuvendit Popullor. Në provën e tetë zgjedhore janë tre kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor...
“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në..
Në një mbledhje rekord të zgjat 18 ditore, përfaqësuesit e popullit bënë përpjekjen e shtatë të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit..