Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Repartet ruse tërhiqen nga Hersoni

Foto: EPA/BGNES

Rusia nisi tërheqjen e trupave të saj nga qyteti Herson në Ukrainë dhe bregu perëndimor i lumit Dnieper.

Në një transmetim të drejtpërdrejtë në televizionin rus, përpara ministrit rus të mbrojtjes, komandanti i ofensivës ruse në Ukrainë, gjenerali Sergej Surovikin, tregoi se është e kotë që ushtarët dhe kapaciteti luftarak i njësive ruse të qëndrojnë në bregun perëndimor dhe se disa prej tyre mund të përdoren në fronte të tjera. Tërheqja u ndërmor si rezultat i avancimit intensiv të forcave të armatosura ukrainase drejt Hersonit. Para kësaj, rreth 100 mijë banorë vendas u evakuuan në bregun lindor të lumit.

Gjenerali rus raportoi gjithashtu se deri më tani më shumë se 115 000 qytetarë të Hersonit u larguan tashmë nga zona e qytetit. Sipas Surovikin, njësitë që tërhiqen nga bregu perëndimor i Dnieper do të zënë pozicione të fortifikuara në bregun lindor të lumit.

Nga ana e tij, Kievi e priti tërheqjen e forcave ruse me përmbajtje. “Derisa flamuri ukrainas nuk valëvitet mbi qytetin e Hersonit, nuk ka kuptim të flasim për tërheqjen e Federatës Ruse”, tha këshilltari i presidentit ukrainas, Mihaill Podoljak, dhe theksoi se Ukraina nuk beson në deklaratat e inskenuara televizive.

Ndërkohë, Reuters njoftoi se ura kryesore në dalje nga Hersoni u hodh në erë dhe u shemb plotësisht në ujërat e lumit Ingulec, një degë e lumit Dnieper. Nuk dihet ende se si dhe nga kush u shkatërrua ura. Sipas Oleg Zhdanov, një analist ushtarak ukrainas i cituar nga Reuters, ekziston mundësia që ura të jetë shkatërruar nga njësitë ukrainase për të izoluar forcat ruse në të dy anët e lumit.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Të afërmit e të vrarëve në aksidente kërkojnë sërish ndëshkime më të rrepta për vrasësit e rrugës

Në një takim me ushtruesin e detyrës së Prokurorit të Përgjithshëm Borisllav Sarafov, të afërmit e të vrarëve në aksidente kërkuan sërish një gjykim më të shpejtë dhe dënime më të ashpra për fajtorët. Prindërit nga shoqata “Engjëjt në rrugë”..

botuar më 25-04-24 6.52.MD

19 për qind e bullgarëve mbështesin kabinetin

Njëqind ditë pas fillimit të punës, qeveria e Rosen Zheljazkov gëzon miratimin e 19.2për qind të qytetarëve bullgarë, ndërsa 66 për qind e tyre shprehin një qëndrim negativ, sipas të dhënave të Agjencisë Sociologjike "Mjara". Qëndrime të ngjashme..

botuar më 25-04-24 6.14.MD

Donald Trump Jr. vjen në një forum biznesi në Sofje

Djali i presidentit amerikan - Donald Trump Jr. dhe Gila Gamliel, Ministre e Shkencës dhe Teknologjisë e Izraelit, do të marrin pjesë në një forum biznesi në Sofje më 27 prill, organizuar nga platforma globale e aseteve dixhitale "Nexo", njoftoi..

botuar më 25-04-24 12.11.MD