Rreth 500 refugjatë ukrainas të akomoduar në hotele në vendpushimin e Detit të Zi në Kranevo dhe afro njëqind njerëz të akomoduar në hotele në vendpushimin malor të Bansko shkuan në demonstrata paqësore. Protesta të ukrainasve pati edhe në Varna, Primorsko dhe Sllënçev Brjag. Kështu, protestuesit - kryesisht nëna me fëmijë, të rinj dhe të moshuar - thonë se nuk duan të zhvendosen nga hotelet private në bazat shtetërore.
Natalija Sharandaçenko i tha gazetares së BNR Snezhina Cvetanova në Bansko se refugjatët duan që financimi i hotelierëve të vazhdojë dhe ukrainasit të qëndrojnë aty ku janë vendosur tashmë në mënyrë që të mund të integrohen. Sipas Sharandaçenko, shumica e bashkatdhetarëve të saj ndjekin kurse bullgare, kanë gjetur punë në Bansko, fëmijët e tyre studiojnë në shkollat lokale dhe një zhvendosje nuk do të jetë e mirë për ta për shkak të kushteve të papërshtatshme në bazat shtetërore.
Muajt e fundit kishte probleme në komunikimin me Ukrainën, tha Ivajllo Mirçev, deputet i partisë "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) dhe anëtar i udhëheqjes së "Po, Bullgaria". Në diskutimin publik “Mburoja Demokratike..
Para Këshillit të Ministrave u vendos një oktapod i madh rozë me fryrje. Me këtë veprim, “Greenpeace – Bulgaria” i bëri thirrje qeverisë të ratifikojë Marrëveshjen Ndërkombëtare të Oqeaneve të OKB-së. Bullgaria ishte ndër vendet e para që nënshkroi..
Partia “Lëvizja e Gjelbër” i bëri thirrje qeverisë dhe Ministrisë së Bujqësisë që të respektojnë ligjet e BE-së, provat shkencore dhe kërkesat e qytetarëve, jo presionin e korporatave. “Vendimi i Gjykatës së Drejtësisë së BE-së i vitit 2023...
Në “Asics Arena” në Sofje do të mbahet sot turneu “Ti je fituesi”. Ngjarja mbahet nën patronazhin e presidentit Rumen Radev dhe është për një qëllim..
Një fushatë informuese në shkallë të gjerë për aplikimin e euros në Bullgari do të fillojë në mars. Këtë ka bërë të ditur ministrja e financave..
Shkalla e lindjeve në BE ra me 5.4% në vitin 2023 krahasuar me vitin 2022. Kjo është rënia më e madhe vjetore që nga viti 1961 e deri më sot. Bullgaria..