Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Parlamenti Evropian i tha “po” Kroacisë për Shengen

Parlamenti Evropian votoi një rezolutë për pranimin e Kroacisë në Shengen. U bë thirrje që Këshilli i BE-së të miratojë pranimin e Zagrebit deri në fund të vitit. Vendimi u miratua me 534 vota “pro”, 53 “kundër” dhe 35 abstenime. Gjatë diskutimeve u vu në dukje, se Kroacia plotësoi 281 rekomandime në tetë fusha dhe është koha për të aderuar në zonën evropiane për lëvizje pa kontroll kufitar. Para një muaji deputetët evropianë shprehën gjithashtu përkrahje për pranimin pa vonesë të Bullgarisë dhe Rumanisë në hapësirën e Shengenit. Çështja pritet të hidhet në votim në një takim të Këshillit të BE-së në dhjetor. Për të pasur një vendim pozitiv nevojitet unanimiteti, njofton agjencia HINA.

Shteti grek ndaloi privatizimin e portit Aleksandrupollis

Qeveria greke anuloi shitjen e portit Aleksandrupollis. Kryeministri Kiriakos Micotakis tha para televizionit ERT, se zhvillimet gjeopolitike muajit e fundit ndryshuan rëndësinë strategjike të portit për shtetin dhe ajo nuk ka ndërmend të ndahet me 67 për qind të pronës. Për etapën fillestare të tenderit u klasifikuan katër kandidatë dhe në shtator dy konglometarë paraqitën oferta për blerje. Reuters thekson, se Aleksandrupollis kthehet në një pikë të rëndësishme për tregtimin e gazit të lëngshëm natyror në Evropën Juglindore. Krahas kësaj porti është pjesë e rrugëve për furnizimin e pajisjeve ushtarake për krahun lindor të NATO-s përmes Bullgarisë dhe Rumanisë. Bullgaria ka 20 për qind të aksioneve në terminalin lundrues të lëngëzimit të gazit në ndërtim.

NATO, BE dhe SHBA bëjnë apel për uljen e tensionit në Kosovë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-së Jens Stolltenberg  u bëri thirrje Serbisë dheKosovës të përmbahen nga përshkallëzimi i tensionit. Shkaku për krizën e radhës është kërkesa e vendosur nga Prishtina në pjesën veriore të vendit, ku ka bashki me popullatë serbe të shfrytëzohen vetëm targat shtetërore të Kosovës për veturat. Si kundërpërgjigje përfaqësuesit serbë në mënyrë demonstrative u larguan nga institucionet e Kosovës. BE bëri thirrje gjithashtu për përmbajtje nga veprimet e njëanshme. Ambasadori i SHBA-së në Kosovë Xhefri Hovenier kërkoi që autoritetet të shtyjnë me akoma 10 muaj vendosjen e kërkesës për targat. Diplomati tha, se sa më parë duhet të fillojnë negociata për formimin e Bashkimit të Komunave Serbe në Kosovë, por theksoi, se bashkimi nuk duhet të shndërrohet në një lloj Republika Srëpska, siç është në Bosnjë e Hercegovinë, njofton KosovaРress.

Reaktorët e rinj bërthamor rumunë në Çerna Voda janë amerikanë

Rumania do të shfrytëzojë teknologji dhe financim nga SHBA për të dyfishuar kapacitetin e Centralit Elektrik Bërthamor “Çerna Voda”, transmetoi  AGERPRES. Banka amerikane EXIM do të lëshojë një kredi nga më se 3 miliard dollarë për dy reaktorë të rinj për centralin elektrik bërthamor pranë Danubit. Ministri rumun i energjetikës Virxhill Popesku dhe presidentes së bankës EXIM Reta Jo Lewis nënshkruan një marrëveshje gjatë konferencës së OKB-së për klimën (COP27) në Sharme el-Shejh. “Çerna Voda” prodhon 20 për qind të energjisë elektrike rumune me dy reaktorë kanadezë CANDU që funksionojnë nga vitet 1996 dhe 2007. Sipas projektit, zona është e ndërtuar për 5 reaktorë. Në vitin 2015, Rumania planifikonte të ndërtojë dy reaktorë kinezë në Çerna Voda me financim nga Pekini, por hoqi dorë në vitin 2020 në favor të teknologjive të SHBA-së.

Turqia mbështetet në politikën e përbashkët me vendet tyrke në Azi

Në Samarkand nën moton “Era e re për qytetërimin tyrk: Drejt zhvillimit dhe prosperitetit të përbashkët” mbahet samiti i Organizatës së Shteteve Tyrke. Presidenti i Turqisë Rexhep Erdogan do t’ dorëzojë kryesinë e rotacionit nga Turqia Uzbekistanit. Ministri i jashtëm turk Mevljut Çavushogllu tha se “Azia po del në plan të parë”, duke shtuar se Ankaraja i kushton rëndësi të madhe veprimeve të përbashkëta me Azerbajxhanin, Kazakistanin dhe Uzbekistanin. Televizioni shtetëror turk TRT Haber bën të ditur se tashmë një komision po punon për krijimin e një alfabeti të përbashkët tyrk, i cili do të përshpejtojë procesin e unitetit gjuhësor. Anëtarë të organizatës janë Turqia, Azerbajxhani, Kazakistani, Kirgistani, Uzbekistani. Turkmenistani dhe Hungaria kanë statusin e vëzhguesit.

Përpilues: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: arkiv, EPA/BGNES, nuclearelectrica.ro, aa.com.tr


Më shumë nga rubrika

Nënpresidentja Ilijana Jotova e quajti Asamblenë e re Kombëtare "të paligjshme"

Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë e më shumë partive për anulimin e zgjedhjeve e vënë në pikëpyetje drejtësinë e tyre. Ajo e tha këtë..

botuar më 24-11-07 5.38.MD
Ljupço Georgievski dhe avokati Naser Raufi (djathtas)

Bullgarët nga Manastiri do të kërkojnë mbrojtjen e të drejtave të tyre para gjykatës në Strasburg

Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë në popull dhe në gjykatë po zhvillohet një "betejë ligjore" për kthimin e këtij emri, tha për BTA..

botuar më 24-11-07 9.51.PD

A do të shkojmë në zgjedhje të tjera dhe gjer kur?

Pasi, për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zhvilloi zgjedhjet e saj parlamentare, rezultatet e votimit hodhën dritë mbi disa lojëra prapaskenash. Një detaj në dukje i vogël në numërimin e votave për partinë “Veliçie”, e cila nuk arriti..

botuar më 24-11-06 3.37.MD