Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Georgi Semerxhiev, i cili u përplas në bulevardin e kryeqytetit, ka lëvizur me 166 km/orë

Foto: BGNES

Georgi Semerxhiev, i cili gjatë verës shkaktoi një aksident të rëndë në bulevardin “Çerni Vrëh” të kryeqytetit, ku humbën jetën dy vajza të reja, ka lëvizur me një dritë policie të ndezur, me shpejtësi 166 km/h me limit 50 km/orë pa patentë shoferi, nën ndikimin e drogës dhe e ka kaluar rrugën me semafor të kuq. Kështu thuhet në aktakuzën e shpërndarë nga prokuroria. Rasti kundër Georgi Semerxhievit do të fillojë në fund të nëntorit.

MPB njoftoi se në kuadër të operaciont të specializuar policor për kontrollin e respektimit të Ligjit për Qarkullimin Rrugor, që filloi në fillim të korrikut u kontrolluan 10 961 drejtues mjetesh dhe pasagjerë dhe u vendosën mbi tre mijë gjoba për shkelje të konstatuara.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kryeministri Rosen Zheljazkov

Ka para për të zgjidhur krizën e ujit, nevojitet koordinim, tha Kryeministri Rosen Zheljazkov

Problemi i ujit në vitet e fundit jo vetëm që nuk është zgjidhur, por është përkeqësuar edhe nga mungesa e veprimeve të koordinuara midis institucioneve, shtetit dhe bashkive. Me këto fjalë, Kryeministri Rosen Zheljazkov hapi takimin e parë të Bordit..

botuar më 25-09-16 1.06.MD

Bullgaria do të rrisë aftësitë e saj të mbrojtjes nga minat në Detin e Zi

Belgjika dhe Holanda do të transferojnë falas 7 minapastruese të tipit “Tripartite” në Bullgari, raportoi Naval News, duke cituar Ministrinë belge të Mbrojtjes. Vendimi u miratua nga qeveria belge më 12 shtator. Kushti është që Bullgaria të..

botuar më 25-09-16 10.56.PD

Një i dyshuar për shpërthimin shkatërrues në Bejrut të vitit 2020 është ndaluar në Sofje

Pronari rus i një anijeje mallrash që transportoi nitrat amoniumi që shkaktoi një shpërthim shkatërrues në portin e Bejrutit në vitin 2020 është arrestuar në Bullgari. Igor Greçushkin kërkohet nga Interpoli së bashku me kapitenin e anijes,..

botuar më 25-09-16 10.31.PD