Komisioni Evropian ka njoftuar se në mbledhjen e tij javore më 16 nëntor, komisionerët evropianë do të miratojnë një vlerësim të ri të masave të marra nga Bullgaria, Rumania dhe Kroacia për të respektuar rregullat e Shengenit.
Sipas një zëdhënësi të KE, vlerësimi do të riafirmojë gatishmërinë e tre vendeve për t'u bashkuar me Shengenin. Vlerësimi pritet të prezantohet nga Komisionerja Evropiane për Punët e Brendshme Ylva Johansson.
Bullgaria, Rumania dhe Kroacia kanë marrë tashmë opinionin pozitiv të KE-së për t'u bashkuar me Shengenin. Parlamenti Evropian ka kërkuar që nga viti i ardhshëm të tre vendet t'i bashkohen zonës evropiane pa kontrolle kufitare dhe vendimi të miratohet deri në fund të vitit 2022. Çështja pritet të hidhet në votim në Këshillin e BE-së në fillim të dhjetorit. Për miratimin e një vendimi pozitiv kërkohet unanimitet.Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB), Dimitër Radev do të nënshkruajë kërkesën për një raport të jashtëzakonshëm të konvergjencës për përmbushjen e kritereve për anëtarësim në eurozonë. Kjo u bë e qartë nga një intervistë të tij për BTA, në..
Diplomacia bullgare, pa u mburrur, përdor ndikimin e saj për të liruar qytetarët bullgarë që janë pengje të Hamasit në Gazë. Falënderuam ambasadoren bullgare Sllavena Gergova dhe ambasadorin e BE-së në Izrael Dimitër Cançev, si dhe popullin dhe..
Programi i menaxhimit të qeverisë do të diskutohet këtë javë në një takim të Këshillit të Ministrave, njoftoi kryeministri Rosen Zheljazkov. Shpresoj që ai t'i përgjigjet të gjitha pyetjeve në shoqëri. Kryeministri ka komentuar edhe buxhetin..
Terrori i Kremlinit është në një shkallë të paprecedentë dhe ky është një shantazh i hapur bërthamor. Përpjekja për të shkatërruar sarkofagun e..
Kryeministri Rosen Zheljazkov ka uruar konservatorët gjermanë nga Bashkimi Demokratik i Krishterë/ Bashkimi Social i Krishterë CDU/CSU dhe liderin..
Sofja mori presidencën e forumit më prestigjioz të pushtetit vendor në Ballkan – B40. Kryetari i Bashkisë së Sofjes Vasill Terziev pranoi stafetën..