Nga data 17 deri më 20 nëntor, Qendra Rajonale për Arte Bashkëkohore “Toplocentralla” do të presë një ngjarje teatrore jo standarde – “Festivali Evropian Teatral Playback Sofja 2022”. Të gjitha shfaqjet në hapësirën artistike të kryeqytetit do të zhvillohen në gjuhën angleze.
Teatri Playback (to play it back – ta luash përsëri) është një teatër improvizues i bazuar në historitë personale të njerëzve nga publiku. Muzika për to realizohet drejtpërdrejt dhe spontanisht. Ky zhanër ka strukturë, formë dhe ritëm, por nuk ka skenar. Aktorët përdorin aftësinë e tyre për të dëgjuar, për të kuptuar përvojat e të tjerëve, në mënyrë që të kenë sukses në "kthimin" e historive të treguara përmes krijimtarisë së tyre. Në përgjithësi, teatri “Playback” u jep të gjithëve mundësinë të zgjedhin rolin e tyre – qoftë pjesëmarrës, protagonist apo spektator.
Programi i festivalit përfshin ceremonitë e hapjes dhe mbylljes, si dhe 9 grupe, 18 seminare, 9 performanca etj. Do të marrin pjesë formacione teatrore dhe aktorë nga Bullgaria, Hungaria, Izraeli, Holanda, Norvegjia, Rusia, Suedia dhe Zvicra. Janë të ftuar 27 trajnerë nga disa kontinente, njoftuan organizatorët nga shoqata “Krijuesit” dhe teatri Playback “Këtu dhe tani”.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Facebook/Playback Theatre "Here and Now"Viti aktual 2025 shënon 1160 vjet nga konvertimi i popullit bullgar në krishterimin ortodoks dhe 1170 vjet nga krijimi i alfabetit bullgar dhe letërsisë sllave. Me këtë rast, Mitropolia e Varnës dhe Veliki Preslavit organizon festime solemne në..
“Enë”, “linjë prodhimi”, “proces prodhues” – kjo terminologji e përforcon kohën e të ashtuquajturve aplikues nga e kaluara jonë jo aq e largët. Por një krijues, që jetonte brenda kufizimeve të një fabrike socialiste, arrin të dalë nga kornizat, duke i..
Një maratonë teatri dhe kinemaje tridhjetë e gjashtë orëshe do t’i prezantohet publikut në Sofje nga të diplomuarit e Akademisë Kombëtare të Arteve Teatrale dhe Filmike “Krëstjo Sarafov”. Edicioni i 20-të do të mbahet nga 25 deri më 27 prill. Sipas..
Festivali i veçantë veror i Wagner-it, i organizuar nga Teatri Kombëtar i Operës në Bullgari, fillon këtë vit më 26 qershor me premierën e operës..
Kur artet e ndryshme hyjnë në kontakt, lindin gjëra të papritura. Dhe asgjë nuk është përfundimtare – fjalët zbukurojnë imazhin, ndërsa perceptimet..