Babai i Sashkos, djalin 12-vjeçar me autizëm, i cili u zhduk një javë më parë në Pernik, iu nënshtrua një testi me detektor gënjeshtre pas akuzave se ai ka të bëjë me zhdukjen e djalit të tij. I ati kaloi mbi 4 orë në komisariatin e qytetit dhe më pas shkroi në Facebook: “Detektori i gënjeshtrës tregoi se po thosha të vërtetën, por për mua kjo nuk ka rëndësi sepse djali im është zhdukur! Sasho, kthehu!” Kërkimi për djalin po vijon në një formë të re dhe me një shpërndarje tjetër forcash e mjetesh. Gjithsej 60 punonjës nga drejtoritë rajonale në Pernik, Bllagoevgrad, Kjustendil dhe "Policia Kombëtare" do të bëjnë përsëri një kontroll të përsëritur dhe më të plotë të vendeve të vështira për t'u arritur. Deri më tani janë kontrolluar me detaje një rreze prej 20 kilometrash nga vendi i zhdukjes së fëmijës në malin Gollo Bërdo, si dhe videokamerat në zonë, ndërtesat private dhe publike, rezervuarët.
Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka përfunduar Konsultimin mbi nenin IV për Bullgarinë në vitin 2025. Sipas procedurës për vlerësime dhe rekomandime për vendet anëtare të FMN-së, thuhet se kërkesa e brendshme vazhdon të nxisë..
Sot, 25 nëntor, në shumë qytete bullgare do të zhvillohen marshime nën sloganin "Asnjë më shumë" me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Fondi Bullgar për Gratë gjithashtu do t'i bashkohet marshimeve. Fondi tregon se në..
Bullgaria renditet e 11-ta në indeksin global të këtij viti të kompanisë Surfshark - "Cilësia Dixhitale e Jetës 2025" (DQL), duke u ngjitur nga pozicioni i 18-të. Indeksi synon të studiojë dhe ndjekë mirëqenien dixhitale të vendeve në pesë fusha:..
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme..